Tjetër lajm i mirë për shoferët që regjistrojnë automjetet për herë të parë/ Ja lehtësimet që bëhen

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor ka dhënë një tjetër lajm të mirë për qytetarët e subjektet që regjistrojnë mjete rrugore për herë të parë.

Në një njoftim në mediat sociale, DPSHTRR, njofton se do të hiqen rreth 60 mijë praktika në vit që kërkonin përkthime e noterizime njësie me origjinalin nga dokumentat në gjuhë të huaja, pagesa të larta (1 praktikë rreth 4,500-6,000 lekë!), orë e orë vërdallosje kioskave e lojrave të sekserëve, në vlera që konkuronin dhe vetë koston e targimit të mjetit!

“Tjetër RISI e LAJM I MIRË nga DPSHTRR! Eliminojmë angari, kohë pritjeje e sidomos kosto të tepërta për qytetarët e subjektet që regjistrojnë mjete rrugore për herë të parë! Heqim rreth 60 mijë praktika në vit që kërkonin përkthime e noterizime njësie me origjinalin nga dokumentat në gjuhë të huaja, pagesa të larta (1 praktikë rreth 4,500-6,000 lekë!), orë e orë vërdallosje kioskave e lojrave të sekserëve, në vlera që konkuronin dhe vetë koston e targimit të mjetit!

Me propozimin e DPSHTRR, bazuar në sistemet e reja operative e informatike që garantojnë verifikim në kohë reale të të dhënave të mjetit si edhe në respekt të vizionit të e-qeverisjes e eliminimit të letrave, shkresave, burokracive dhe vetëdeklarimit e ndërveprimit mes strukturave të shërbimeve publike, u miratua sot Udhëzimi 1, dt. 18.1.2022 nga MIE që autorizon njohjen nga DPSHTRR të çdo dokumenti origjine në gjuhën angleze dhe çdo dokument teknik nga prodhuesi apo të fitimit të pronësisë nga vendet e BE ose me kodet e Direktivave KE!

Përkthimi e noterizimi do të kërkohet vetëm për dokumentat në gjuhën kineze, arabe, koreane, etj, që përbëjnë një numër minimal rastesh!,” shkruhet në njoftim.

Të fundit

Keqtrajtuan një person gjatë detyrës, arrestohen tre efektivët e policisë

Tre efektivë policie kanë rënë në pranga në Pejë të Kosovës pasi akuzohen se gjatë arrestimit të një personi,...

Evropa “digjet” nga i nxehti, Moska regjistron 30 qershorin më të ftohtë në histori

Në të gjithë historinë e vëzhgimeve meteorologjike, në Moskë u regjistrua 30 qershori më i ftohtë deri më tani, tha eksperti kryesor i Qendrës...

Pas më shumë se tre vitesh luftë, Ukraina tani është vendi më i minuar në botë

Pas më shumë se tre vitesh luftë me Rusinë, Ukraina tani është vendi më i minuar në botë. Euronews raportoi më parë se do të...

OBSH: Vetmia çon në vdekjen e 900,000 njerëzve në vit

Një në gjashtë persona në mbarë botën vuan nga vetmia, e cila lidhet me më shumë se 871,000 vdekje çdo vit, ose 100 vdekje...

Trump ndryshon mendje dhe befason botën: “Nuk i ofroj gjë Iranit…”

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka thënë të hënën se nuk po zhvillon bisedime me Iranin, duke e ndryshuar shpejt qëndrimin e...

Lajme të tjera

Web TV