I ftohti polar ka mbërthyer Shqipërinë/ Ja kur do arrihet kulmi me temperatura ekstrem të ulëta dhe reshje bore

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Prej disa ditësh tanimë, në vendin tonë reshjet e shiut të fillim vitit ia kanë lënë vendin ngricave dhe motit të acartë pasi temperaturat kanë rënë nën zero në shumë qytete. Por duket se këto temperatura dhe ky mot i acartë do vijojë edhe gjatë kësaj jave e sipas sinoptikanes Lajda Porja, e premtja do të shënojë edhe mbërritjen e këtij të ftohti polar me reshje dëbore dhe temperatura ekstreme. Gjatë një emisioni televiziv, Porja tha se kulmi i këtij të ftohti do të jetë dita e diele ku zonat në kufi me Malin e Zi do të arrijnë temperaturat deri -14 Gradë Celsius. Sipas saj pas këtyre ngricave vendi jonë do të përfshihet nga një erë e fortë ndërsa për muajin janar u shpreh se do të mbyllet i thatë dhe pa reshje.

Reshjet do të thoja se dita e premte nis me reshje shiu më pas pasdite të gjitha reshjet që do të bien në vend do të jenë në formën e dëborës. Reshjet do të zbresin në lartësitë e ulëta, atë të Shkodrës, Lezhës. Pas të shtunës do të kemi një mot pa reshje por me temperatura ekstreme që do të zgjasin deri të mërkurën e javës tjetër. Temperaturat do të jenë edhe minus në bregdet. Tirana do të kapë shifrën e -4 ose -5. Por janë temperatura që vendi ynë i ka përjetuar më parë, edhe Tirana. Po ta shohim po jetojmë një mot si te vitet 90′. Kulmi i tyre do të jetë të dilën por edhe e hëna dhe e marta. Vlerat më të ulta priten në pjesën e verilindjes sidomos në kufi me Malin e Zi me -14 gradë Celsius. Javën tjetër do të kemi edhe një erë të ftohtë. Aktualisht kemi një masë ajrore të lagësht por do të ngrijë në fundjave dhe ngricat do të jenë kryefjala e muajit. Janari do të jetë një muaj pa reshje por me temperatura më të ulëta se mesatarja.

Të fundit

Vrasje me armë zjarri në Vaun e Dejës!

Një 65-vjeçar dyshohet se është vrarë me armë zjarri mbrëmjen e së hënës, në Vaun e Dejës. "Rreth orës 21:00,...

Zhvillimi i temës së diversitetit kulturor në marrëdhëniet ndërkombëtare

ARBEN JAUPAJ - Zhvillimi i temës së diversitetit kulturor në marrëdhëniet ndërkombëtare. Diversiteti kulturor është një nga temat më të debatuara të shoqërisë në...

Befasi në Korçë! Zbulohet një specie unike, një protestues!

LUFTI DERVISHI - Në Korçë është zbuluar një qenie e rrallë: një protestues. Jo me pankarta. Jo me peticione. Por me një… gur në...

Netanjahu: Do e pushtojmë plotësisht Gazën

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, konfirmoi të hënën se është marrë një vendim për pushtimin e plotë të Rripit të Gazës, duke përfshirë operacionet...

“Berisha jo pensionist politik”, kompania lobuese e PD ndryshon tekstin

Kompania lobuese e pajtuar nga Partia Demokratike në SHBA, Continental Strategy, ka përcjellë një amendament të dokumentit të fundit duke korrigjuar frazën referuar Sali...

Lajme të tjera

Web TV