‘Shko e vrite’/ Urdhëri që mori ‘hitman-i’ për vrasjen e Beqirit, ja kush e porositi

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një “hitman” i akuzuar për vrasjen e Flamur Beqirit ishte instruktuar për të udhëtuar në Londër nga një “boss” në Suedi, por nuk kishte asnjë ide se kë do të eliminonte. Ky është versioni zyrtar i ngjarjes që ka dëgjuar në seancën e sotme trupa gjykuese.

Gjykata e Kurorës në Southwark u vu para provave se vrasja ishte orkestruar nga bosi suedez Ahmed Karaer, i cili që pas vrasjes është zhdukur. I dyshuari kryesor për vrasjen Anis Fouad Hemissi, 24 vjeç, së bashku me bashkatdhetarët e tij suedezë, Bawer Karaer, 23, Tobias Andersson, 32, Estevan Munizaga, 35 vjeç, mohojnë vrasjen e babait të dy fëmijëve më 24 dhjetor 2019.

Karaer tha më 23 dhjetor 2019 se kushëriri i tij Ahmed i kishte thënë papritur të udhëtonte për në Londër për ta ndihmuar në vjedhjen e orëve të shtrenjta. Një ofertë që ai pretendon se refuzoi menjëherë. Ndërsa Hemissi pretendoi vetëm pak kohë më parë se kishte shkuar në Angli për të takuar një vajzë. Por akuzohet se ka qëlluar me armë Beqirin në sy të gruas dhe djalit të tij dy vjeçar si shkak i një grindjeje të ashpër mes bandave rivale kriminale suedeze.

Flamur Beqiri njihej si një producent muzikor, por ishte proceduar në vitin 2008 për futjen e një sasie kokaine me vlerë 2 milionë dollarë në Skandinavi. Shqiptari i njohur gjithashtu si ‘Alex’ ishte larguar nga Suedia 5 vite më parë pasi ishte kërcënuar me jetë. Ai u zhvendos në Britani dhe pas martesës bleu një shtëpi në një nga zonat më të mira të Londrës.

Të fundit

Si u përgjua Veliaj në furgonin e Policisë së Burgjeve?

“Eri jam. Më merr çikë në Whatsapp tek ky numri”. Thirrja telefonike e bërë në numrin e bashkëshortes së...

FOTO/ Shteti që po fundoset nga rritja e nivelit të Oqeanit!

Nga Sara Gandolfi, Corriere della Sera Mbi 80 përqind e popullsisë së Tuvalusë, një komb i arkipelagut të Paqësorit, po kërkon një vizë të përhershme...

Rikthehet lejimi i lëngjeve pa kufizim në bagazhin e dorës drejt Italisë

Në aeroportet më të mëdha të Italisë, udhëtarët do të mund të mbajnë sërish në bagazhin e dorës, pa pasur nevojë t’i nxjerrin jashtë,...

Sekuestrohet vila në Durrës, dyshohet se është përfituar nga veprimtari kriminale

Seksioni për Hetimin e Krimeve Ekonomike e Financiare në Drejtorinë Vendore të Policisë së Durrësit konfiskoi dy pasuri të përfituara nga veprimtaria kriminale. Bëhet...

Banka Qendrore Evropiane mban të pandryshuar normën e interesit të depozitave në 2%

Banka Qendrore Evropiane (BQE) vendosi sot të mbajë të pandryshuara normat kryesore të interesit, duke lënë normën e interesit të depozitave në nivelin 2%,...

Lajme të tjera

Web TV