Basha: PD do hyjë në betejën e zgjedhjeve

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Presidenti Ilir Meta dhe kreu i grupit Parlamentar të PS-së Taulant Balla, patën një takim për datën e mbajtjes së zgjedhjeve, por PD ka refuzuar të konsultohet me kreun e shtetit. Basha me PD e coptuar ka një sprovë të madhe për të kuptuar ku gjendet PD në raport me rivalët.

 Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha do të marrë pjesë në zgjedhjet e pjesshme lokale që do të zhvillohen më 6 Mars 2021. Edhe pse Partia Demokratike është e coptuar nga ndarja e demokratëve mes Bashës dhe Berishës, Basha mendon se mund të ketë shans për të fituar. Kryedemokrati u shpreh se PD nuk do t’i iki asnjë beteje përfshirë edhe zgjedhjet vendore. “PD nuk do t’i iki asnjë beteje përfshirë edhe zgjedhjet vendore”, tha Basha, duke iu referuar votimeve të pjesshme në bashkitë pa kryetar. Pas konsultimeve me presidentin mesditën e djeshme, kreu i grupit parlamentar të PS-së Taulant Balla ka zbuluar se Ilir Meta ka caktuar 6 marsin si datën për mbajtjen e zgjedhjeve të pjesshme lokale. Por kreu i forcës së dytë pilitike në vend nuk mori pjesë në konsultimin e ditës së mbajtjes së zgjedhjeve, dhe për këtë u shpreh Gazmend Bardhi. Duke ju referuar procesit zgjdhjor, kreu i PD-së Lulzim Basha pretendon se do ti kthejë demokracinë vendit, si dikur në vitin 1991. Sipas tij kalimi nga monizmi në demokracinë e pretenduar nuk është arritur. Ndaj basha mendon se është i duhuri për ti kthyer Shqiëprisë demokracinë. “Faktori politik është një përcaktim i cili duhet të ndryshojë në këtë kulturë të re politike që Partia Demokratike po prezanton në Shqipëri. Kjo që po ndodh nuk është thjesht një përplasje midis mendimeve krejtësisht të ndryshme për pluralizmin dhe demokracinë, është një ndryshim do të thoja kulturor i cili po ndodh për herë të dytën, para 31 vjetësh na çoi nga monizmi në pluralizëm por jo tamam në demokraci dhe tani synon që Shqipërinë ta kthej në një vend normal Europian demokratik dhe në një vend normal Europian demokratik faktori më i rëndësishme politik është opinioni publik, janë qytetarët, qytetarët duan ndryshimin dhe Partia Demokratike po bën e do bëjë gjithçka që ti ofrojë këtë ndryshim shqiptarëve dhe që shqiptarët besojnë që ky ndryshim mund të vijë vetëm përmes një bashkëpunim dhe përmes një aleance me Partinë Demokratike, me tërësinë e saj, vizionin tonë, planin tonë, programet tona, ekipin tonë”, tha Lulzim Basha.

Lexo edhe :  Arben Malaj tregon debatin me Ramën për modernizimin e Partisë Socialiste: Ai donte që...

Reagimi i PD për Metën

Partia Demokratike ka reaguar pas deklaratave të Presidentit Ilir Meta, në përfundim të një takimi me kreun e grupit parlamentar socialist Taulant Balla për caktimin e datës së zgjedhjeve të pjesshme vendore. Në një postim në Tëitter, Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi thotë se PD nuk është habitur aspak nga qendrimi i kreut të shtetit. Kujtojmë që Presidenti Meta tha se nuk ka pasur asnjë ftesë për asnjë parti politike për konsultime për datën e zgjedhjeve. Por takimi me Ballën ishte si kreu u shumicës në Kuvend, për disa dilema që ka pasur për procedurat e datës së zgjedhjeve të pjesshme vendore. Ndërkohë në reagimin e tij, Bardhi e ka quajtur teatrin e radhës para kamerave këtë takim. “Konsultimet mes trekëndëshit të Bermudës ndodhin çdo ditë, para dhe pas kamerave. Sot ishte teatri i rradhës para kamerave. Asnjë habi nga qëndrimi i sotëm i Ilir Metës! Konsultimet mes trekëndëshit të Bermudës ndodhin çdo ditë, para dhe pas kamerave. Sot ishte teatri i rradhës para kamerave”, shkruan Bardhi.

Të fundit

Elon Musk dhe trashëgimia e manjatëve në politikën amerikane

Biznesi ka qenë i ndërthurur me politikën amerikane që para themelimit të vendit. Pavarësisht që drejtuesit e bizneseve luajnë...

‘Nuk duhej të ishin ndjekur penalisht’, Presidenti Trump fal 23 protestues kundër abortit

Presidenti i Shteteve të Bashkuara Donald Trump nënshkroi faljen e 23 protestuesve kundër abortit të enjten, njoftoi Shtëpia e Bardhë. Në mesin e të...

Një tjetër moderatore do bëhet pjesë e BBV4, ja për kë bëhet fjalë

Moderatorja Krisa Çaushi do të bëhet pjesë e edicionit të këtij viti të Big Brother VIP Albania. Lajmi është konfirmuar nga burime ekskluzive për...

SPAK i dha leje për të udhëtuar jashtë, Sali Berisha tregon arsyet e vizitës në Gjermani

Kreu i PD Sali Berisha, në një intervistë dhënë për gazetarin ,Osman Stafa ka dhënë më tepër detaje rreth vizitës së tij në Gjermani. Berisha...

Virozat prekin grupmoshat pediatrike, fluks vizitash mjekësore në Korçë

Në repartin e pediatrisë të spitalit të Korçës është vërejtur një rritje e ndjeshme e fluksit të vizitave, që arrijnë deri në 60 raste...

Lajme të tjera

Web TV