“Do të vrasim ty e familjen po hape gojë”/ Punonjësit në Kamëz mbajnë peng në frigorifer kolegun

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një 30-vjecar, i cili nisi një punë të re në një kompani që tregton mish shpendësh, nuk është pritur aspak mirë nga një pjesë e stafit, të cilët e kanë marrë me sy të keq, pasi ai u kishte zënë vendin e punës të shokut të tyre. Por inatet e stafit, ku përfshihen edhe shoferi i pronarit, një vajzë e re, dhe dy transportues, kulmuan me rrahjen e të riut që punonte shofer dhe që për çdo gjë i gjendej një shkak për t’ja vështirësuar jetën në punë.

Jo vetëm kaq, por i riu me inicialet K.O., pasi e kanë rrahur, e kanë futur në frigoriferin ku mbahen ngarkesat me mish të ngrirë, në mënyrë që të reflektonte dhe t’i tregohej se ishte i papranuar.

Ngjarja e rëndë, sipas burimeve shumë të sigurta të Gazetasi.al pranë policisë numër 6 në Kamëz, ka ndodhur në ambientet e brendshme të firmës.

Policia i tregoi se pas denoncimit ka vepruar me marrjen në pyetje të të kallëzuarve, ndërsa ka administruar kamerat e sigurisë prej nga ku do të provohen pretendimet e të riut, i punësuar rishtazi në biznesin privat, por i refuzuar nga miqtë e personit që ai zëvendësoi për fatin e tij të keq.
I riu i shpjegon policisë se përfundoi në komisariat për të treguar se çfarë i ndodhi nga frika se mos e vrisnin dhe jo nga frika se mos humbiste punën, duke qenë se shoferi i pronarit, pasi “e këshilloi” duke e futur në frigorifer, i tha: “Do të vrasim”.

“Merrem me shitjen  e produktit të mishit  të pulave, kryesisht nëpër dyqanet e Tiranës”, – e ka nisur prezantimin e pazakontë në polici 30-vjeçari. Ai, pasi ka treguar adresën e ndërmarrjes, u tha agjentëve se nisi punë 5 muaj përpara se sherri të kulmonte me mbylljen në frigorifer, por që asnjë nga ditët nuk ka qenë e lehtë për të. Megjithatë, ka duruar me besimin se situata do ndryshonte dhe kolegët do qetësoheshin që u ishte hequr nga puna shoku i tyre. Por debatet e para, i ka pasur me menaxheren, e cila, sipas tij i ngarkonte mall pa dijeninë e tij.

“Pas këtyre fërkimeve, u përfshinë dy persona të tjerë dhe pronari më tha: ‘U bëre ti të bësh komplote të heqësh njerëz nga puna’”, ka thënë në polici, sipas dëshmisë së siguruar nga gazetasi.
Pikërisht pronari i ka kërkuar telefonin dhe një person tjetër që punonte si shpërndarës mishi në Kavajë, me inicialet P.K., është afruar dhe e ka goditur. “Këta persona më gjuajtën me shpulla, me shkelma e grushte, i ndihmoi edhe truproja e pronarit,  të cilit nuk ia di emrin. Por ai më mbante dhe këta më qëllonin. Më pas më tërhoqi F., më futi në frigorifer, dukë më thënë: “Aty do rrish, aty’”.
I riu kujton i tmerruar mbylljen në frigorifer dhe kohën që nuk kalonte dhe më vonë aty ka hyrë truproja i pronarit që e ka nxjerrë dhe sërish e ka qëlluar. Ai shton se i pyeti, pse po silleshin në këtë mënyrë me të, kur ishte i përkushtuar në detyrë dhe respektonte çdo rregull.

Lexo edhe :  Listat e mbyllura, KQZ: Për çdo parti, 46 deputetët e parë janë të fiksuar (SKEMA)

“Të futëm në frigorifer, sepse të kemi vënë përgjues në makinë dhe të dëgjojmë fare mirë çfarë thua”, – i janë përgjigjur të dyshuarit. I riu i thotë policisë se ka besim tek ata, pasi si “shuplakë” të fundit kur e nxorën nga frigoriferi, ishte paralajmërimi: “Do të vrasim ty dhe familjen po hape gojë”. Policia i thotë gazetasi, se megjithëse kontrolloi për kamera, ato janë jo funksionale, gjë që mbetet e dyshimtë. Megjithëse është kërkuar ekspertizë, nuk ka ende një rezultat se përse policia nuk po realizon dot kthimin e pamjeve, apo çdo ndërhyrje në sistem që do të provojnë dhe vërtetojnë pengmarrjen e të riut dhe që do t’i jepte atij një mbështetje pas besimit që tregoi tek policia.

Por kjo e fundit, shton se ka pyetur të gjithë personat, përfshi menaxheren, e cila këmbëngul se nuk ka parë asgjë. Dëshmitari tjetër që punon shpërndarës i mishit në Kavajë, shton se e takoi të riun për herë të parë ditën kur ai pretendon se u sulmua dhe sipas procesverbalit, edhe ai nuk ka parë asgjë.
Ndërkohë që pronari ka shtuar se nuk e ka parasysh se për cilin punonjës bëhet fjalë, pasi nuk i njeh mirë të gjithë dhe se biznesin e ka dhënë me qira. Por ai pranon që ka parë një fërkim mes punonjësve, e megjithatë përjashton veten nga ky incident skandaloz me një punonjës.

I akuzuari që e futi atë në frigorifer, kujton se dëgjoi të bërtitura dhe doli me shpejtësi jashtë zyrës. “E kapa për krahu punonjësin, nuk e kam goditur në asnjë moment dhe në momentin që u kap tek brava e derës, me siguri aty është gërvishtur dhe i janë bërë shenjat”, – dëshmon i akuzuari, si edhe të tjerët. Secili prej tyre e përshkruajnë të riun e kërcënuar si një person që u nevrikos befas dhe që ata iu lutën të qetësohej, por përkundrazi, ai ishte bërë më tepër agresiv. Të gjitha këto përplasje deklaratash dhe shenjat në trupin e të riut, tregojnë të kundërtën se ai u dhunua./Gazetasi

Të fundit

Elon Musk dhe trashëgimia e manjatëve në politikën amerikane

Biznesi ka qenë i ndërthurur me politikën amerikane që para themelimit të vendit. Pavarësisht që drejtuesit e bizneseve luajnë...

‘Nuk duhej të ishin ndjekur penalisht’, Presidenti Trump fal 23 protestues kundër abortit

Presidenti i Shteteve të Bashkuara Donald Trump nënshkroi faljen e 23 protestuesve kundër abortit të enjten, njoftoi Shtëpia e Bardhë. Në mesin e të...

Një tjetër moderatore do bëhet pjesë e BBV4, ja për kë bëhet fjalë

Moderatorja Krisa Çaushi do të bëhet pjesë e edicionit të këtij viti të Big Brother VIP Albania. Lajmi është konfirmuar nga burime ekskluzive për...

SPAK i dha leje për të udhëtuar jashtë, Sali Berisha tregon arsyet e vizitës në Gjermani

Kreu i PD Sali Berisha, në një intervistë dhënë për gazetarin ,Osman Stafa ka dhënë më tepër detaje rreth vizitës së tij në Gjermani. Berisha...

Virozat prekin grupmoshat pediatrike, fluks vizitash mjekësore në Korçë

Në repartin e pediatrisë të spitalit të Korçës është vërejtur një rritje e ndjeshme e fluksit të vizitave, që arrijnë deri në 60 raste...

Lajme të tjera

Web TV