Nis puna për modernizimin e bazës ajrore të NATO-s në Kuçovë, Rama dhe Ambasadorja e SHBA në ceremoni

Kryeministri Edi Rama dhe ambasadorja e SHBA-ve në Tiranë Yuri Kim kanë marrë pjesë sot në ceremoninë e mbajtur me rastin e nisjes së procesit të modernizimit të bazës ajrore të NATO-s në Kuçovë.

Kryeministri thotë se vendosja e kësaj baze ajrore në dispozicion të NATO-s, ësht ënjë mundësi e shkëlqyer për forcat tona të armatosura në ngritjen e kapaciteteve tona.

Postimi i Edi Ramës:

Kuçovë – Nis puna për realizimin e projektit për modernizimin e bazës ajrore. Shndërrimi i bazës ajrore të Kuçovës në bazë ajrore të NATO-s një mundësi e shkëlqyer për forcat tona të armatosura në ngritjen e kapaciteteve kombëtare dhe modernizimin e forcave ajrore