“21 Janari”/ Balla: Sali Berisha urdhëruesi politik i vrasjeve në bulevard

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka kujtuar sot 11 vjetorin e 21 Janarit, ku gjatë protestës paqësore u vranë 4 protestues në Bulevard.

Përmes një videoje të publikuar në rrjetin social facebook, Balla deklaron se më 21 Janar 2011, Sali Berisha urdhëroi të qëllohet me plumba mbi popullin që kishte dalë në protestën më të madhe kundër regjimit të tij korruptiv, duke u marrë jetën katër shqiptarëve të pafajshëm e plagosur dhjetra të tjerë.

Sipas Ballës, hezitimi 11 vjeçar i prokurorisë për të marrë si fillim në pyetje dhe më pas nën akuzë atë që dha urdhërin të qëllohet mbi popullin, është turpi i drejtësisë.

“Për fat të keq edhe i drejtësisë së re, e cila po luan ping-pongun e vjetër me dosjen sipas tyre ende pa autor të dëshmorit Aleks Nika”, shkruan Balla.

Postimi i plotë i Taulant Ballës:

 

 

KURRË NUK DO HARROJMË!??

Më 21 Janar 2011 Sali Berisha urdhëroi të qëllohet me plumba mbi popullin që kishte dalë në protestën më të madhe kundër regjimit të tij korruptiv, duke u marrë jetën katër shqiptarëve të pafajshëm e plagosur dhjetra të tjerë. Sali Berisha e ka pranuar botërisht se ai ka qenë urdhëruesi. Kemi depozituar kallzim penal pas ngjarjes me prova dhe fakte ndaj zinxhirit komandues të vrasjeve më 21 Janar, kupola e të cilëve nuk u morën kurrë të pandehur. Hezitimi 11 vjeçar i prokurorisë për të marrë si fillim në pyetje dhe më pas nën akuzë atë që dha urdhërin të qëllohet mbi popullin, është turpi i drejtësisë. Për fat të keq edhe i drejtësisë së re, e cila po luan ping-pongun e vjetër me dosjen sipas tyre ende pa autor të dëshmorit Aleks Nika. Urdhëruesi është Sali Berisha!

Të fundit

“Nuk do e kisha problem nëse burri do të më tradhtonte”, Zhaku habit me deklaratën

Një deklaratë e Inida Gjatës (Kreuz) e njohur si Zhaku, ka bërë bujë së fundmi në rrjetet sociale pasi...

Mblidhen biznesmenët e Diasporës, Ethem Aga përfaqësues nga Shqipëria

Rrjeti Ndërkombëtar i Biznesmenëve të Diasporës u mblodh sot në Prishtinë për të diskutuar mbi bashkëpunimin në fushën e biznesit, qëllimi i së cilës...

Si të shmangni gabimet në fletën e votimit

Tre janë format korrekte të votimit në 11 maj, dhe rregullat janë të njëjta, si për ata që do të votojnë brenda vendit, si...

Iceneratori i Tiranës/ SPAK kërkon 26 vite burg për 8 të pandehurit, Simixhi letër GJKKO

Vijon mbrojtja e të pandehurve në Gjykatën e Posaçme, para se të shpallet verdikti. Të akuzuarit kërkojnë pafajësinë, mes tyre ish-drejtori Taulant Tushe dhe...

Zhdukja e 27-vjeçarit në Has, humb gjurmët edhe babai që doli për ta kërkuar

Një 27-vjeçar rezulton i zhdukur që prej pasdites së të dielës, kur vendi u përfshi nga reshje të pazakonta bore. Ajet Lleshi nga fshati Kishaj...

Lajme të tjera

Web TV