Kryetari i komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi në një bashkëbisedim me gazetarët foli mbi zgjedhjet e pjesshme lokale, dhe u shpreh mund të regjistrohen të gjitha ato parti që plotësojnë kushtet sipas ligjit.
Celibashi u pyet edhe në lidhje me përplasjen brenda PD-së, se kë kryetar të PD njeh ai zyrtarisht dhe nëse KQZ ka marrë një shkresë nga Grupi i Rithemelimit në lidhje me shkarkimin e Bashës.
Celibashi është përgjigjur shkurtimisht duke zgjedhur të mos kthejë një përgjigje në momentin që do të paraqiten kërkesat nga partitë politike.
“Deri në momentin që flasim s’kemi komunikim me parti politike. Natyrshëm mund ta them diçka po duhet ta kem sjelljen në mënyrë korrekte institucionale, në momentin që do të paraqiten kërkesat nga partitë politike do të ketë përgjigje”, tha Celibashi.
Celibashi foli edhe edhe për dy kryetarët e bashkisë së Vorës dhe Shkodrës, të cilët u shkarkuan si pasojë e derkiminalizimit.
“E para dua të them edhe në kapacitetin tim që është një mësim për të gjithë dhe për partitë politike eskperienca e shkuar dhe nga ana tjetër që do të thotë se nuk do të kemi impenjim të tillë nga ana e KQZ për të bërë verifikime të thelluara, mendoj që koha është e mjaftueshme relativisht për të bërë ato verifikime të domosdoshme për të dhëna mbi kandidatët potencial për kryetar të bashkive, të 6 bashkive”, tha Celibashi.