Janar 1981 – Zgjidhja e krizës
U cilësua si “kriza e pengjeve” sepse diplimatët u mbajtën në selinë e ambasadës të izoluar. Por më në fund, Shtetet e Bashkuara dhe zyrtarët iranianë arritën të nënshkruanin një marrëveshje për lirimin e pengjeve amerikanë, pas 14 muajve robërie. Situata në fjalë nisi më 4 nëntor 1979 dhe zgjati deri më 20 janar 1981, pra rreth 444 ditë dhe netë. Pas lirimit të tyre, ata u kthyen të gjithë në SHBA, dhe nuk shkelën më kurrë në territorin iranian…
…Kriza e pengjeve në Iran ishte një bllokim i tensionuar diplomatik midis qeverive të Shteteve të Bashkuara dhe Iranit në të cilin militantët iranianë mbajtën peng 52 shtetas amerikanë në Ambasadën e Sh.B.A. I nxitur nga ndjenjat anti-amerikane që rrodhën nga revolucioni islamik i Iranit në 1979, kriza e pengjeve tensionoi marrëdhëniet amerikane-iraniane për dekada dhe kontribuoi në dështimin e Presidentit amerikan Xhimi Karter për t’u zgjedhur në një mandat të dytë në 1980.
Përplasja
Marrëdhëniet SHBA-Irani ishin përkeqësuar që nga vitet 1950, pasi të dy vendet u përplasën mbi kontrollin e rezervave masive të naftës në Iran. Revolucioni Islamik i Iranit i viteve 1978-1979 solli tensionet në një pikë vlimi. Monarku iranian, Shah Mohammad Reza Pahlavi, kishte bashkëpunuar ngushtë me Presidentin e SHBA Xhimi Karter, një fakt që zemëroi udhëheqësit revolucionarë islamikë të mbështetur gjerësisht nga Irani. Në atë që arrinte në një grusht shteti pa gjak, Shah Pahlavi u rrëzua në janar 1979, u arratis në mërgim dhe u zëvendësua nga kleriku popullor radikal islam, Ajatollah Ruhollah Khomeini. Duke premtuar liri më të madhe për popullin iranian, Khomeini menjëherë zëvendësoi qeverinë e Pahlavi me një qeveri militante islamike. Përgjatë revolucionit islamik, Ambasada e Sh.B.A në Teheran kishte qenë shënjestra e protestave antiamerikane nga iranianët. Më 14 shkurt 1979, më pak se një muaj pasi Shah Pahlavi i rrënuar kishte ikur në Egjipt dhe Ayatollah Khomeini kishte ardhur në pushtet, ambasada ishte e pushtuar nga guerilët e armatosur iranian.
Sulmi
Më datën 4 nëntor 1979, një grup studentësh iranianë sulmuan ambasadën amerikane në Teheran dhe morën peng 52 diplomatë e qytetare amerikanë. Përkujtimi i kësaj ngjarjeje që hyri në histori si kriza e pengjeve dhe zgjati jo pak por 444 ditë. Pengjet e fundit u liruan në janar 1981. Ky konflikt cilësohet shpesh si fërkimi i parë i Shteteve të Bashkuara me Islamin politik.
SHBA u quajt “Satanai i Madh” nga qeveria e re iraniane, dhe iranianët i panë Shtetet e Bashkuara me dyshim, për shkak të rolit të saj në lidhje të Shahut Muhamed Pahlavi. Në atë kohë Presidenti amerikan Xhimi Karter e lejoi Shahun e Iranit i cili vuante nga një tumor agresiv të kurohej në Shtetet e Bashkuara. Iranianët u zemëruan pasi menduan se Shtetet e Bashkuara, po komplotonin me qëllim rikthimin e tij në pushtet. Në Teheran, demonstruesit u mblodhën rreth Ambasadës së Sh.B.A.-së, duke bërtitur “Vdekje Shahut!” “Vdekja për Carter!” “Vdekja për Amerikën!”
Kjo ndodhi vetëm disa javë para sulmit kundër Ambasadës.
Në mëngjesin e 4 nëntorit 1979, rreth orës 6:30 protestat arriti kulmin kur një grup prej rreth 300 studentësh radikalë iranianë besnikë ndaj Khomeini u mblodhën jashtë mureve të kompleksit 23 hektarë që strehonin Ambasadën e SHBA. Ata e quanin veten “Pasues të Studentëve Myslimanë të Linjës së Imamit (Khomeini’s)” Në fillim, dukej si një demonstrimi paqësor. Thyen portën e kompleksit, ndërsa marinsat e armatosur amerikane që ruanin ambasadën nuk demonstruan forcën. Ndërkaq turma e demonstruesve jashtë ambasadës u rrit shpejt në 5,000 vetë.
Megjithëse nuk kishte asnjë provë që Khomeini kishte planifikuar ose madje mbështetur marrjen e ambasadës, ai lëshoi një deklaratë duke e quajtur atë “revolucionin e dytë” dhe duke iu referuar ambasadës si “një spiun amerikan në Teheran”. Të inkurajuar nga mbështetja e Khomeini, protestuesit e armatosur mposhtën marinsat dhe morën peng afro 100 anëtarë të stafit të ambasadës. Dy iranianë u vranë dhe dy marinsa amerikane u plagosën gjatë incidentit. Ambasadori amerikan Uilliam H. Salivan dhe disa të tjerë u mbajtën për pak kohë derisa u çliruan nga forcat revolucionare të Khomeini.
Shumica e pengjeve ishin diplomatët amerikanë. Por tek pengjet përfshiheshin 21 marinsa, biznesmenë, një reporter, kontraktues qeveritarë dhe të paktën tre punonjës të CIA-s.
Shkurtimi i stafit
Duke iu përgjigjur kërkesave të Khomeini që SH.B.A. të zvogëlojë madhësinë e pranisë së saj në Iran, Ambasadori amerikan Uilliam H. Salivan shkurtoi stafin e ambasadës nga 1.400 në rreth 70 vetë dhe negocioi një marrëveshje për bashkëjetesë me qeverinë e Khomeinit. Mediat e asaj kohe raportuan se disa nga pengjet amerikane u rrahën e u tortuaruan madje rojet i bënë të besonin se do të ekzekutoheshin nga skuadra e pushkatimit ose thjesht luanin lojën e ruletës ruse me ta. Pengjet deklaruan më vonë se mbaheshin të lidhur këmbë e duar për ditë e natë me rradhë, deprivoheshin nga gjumi si dhe nuk lejoheshin të komunikonin me njëri-tjetrin. Por propaganda iraniane deklaronte se pengjet ishin “miq” të cilët po trajtoheshin me respekt dhe butësi! Kreu i studentëve iranianë e cilësonte këtë si një plan origjinal jo të dhunshëm dhe një aksion simbolik per t’i treguar botës për shkeljen e sovranitetit dhe dinjitetit që SHBA po i bënte Iranit.
Presidenti i ri
Edhe pse Shtetet e Bashkuara dhe Irani kishin arritur në një marrëveshje për të liruar pengjet në dhjetor, iranianët pritën deri minutën kur u betua Presidenti Ronald Reagan, përpara se të lejonin aeroplanin me pengje të ngrihej në fluturim. Momentet e shpëtimit të tyre janë memorizuar nga mediat ndërkombëtare.
Ish ambasada e sulmuar e SHBA në Teheran është ruajtur edhe sot si muze që nga ditët kur ishte burg në vitin 1979. Ajo mbetet si një simbol i revolucionit iranian, dhe në Iran njihet si “strofulla e spiunëve”. Çdo vit në përvjetorin e marrjes së pengjeve, iranianët kujtojnë këtë ngjarje me demonstrata dhe e shoqërojnë me thirrje antiamerikane.