Ikonë e kinematografisë shqiptare, Ndriçim Xhepa feston 65 vjetorin e lindjes

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ndriçim Xhepa lindi më 21 Janar 1957 në Tiranë. Pas përfundimit të studimeve për aktor në Akademinë e Arteve, më 1980, fillon punën si aktor i Teatrit Kombëtar.

Ai ka interpretuar rreth 50 role në teatër, nga të cilët veçohen ato në “Prometeu” të V.Eftimiut, “Në jetë” te Dh. Xhuvanit, “Monserrati” të Roblesit, “Vdekja e një komisioneri” të A.Milerit, “Nën dritat e skenës”, “Nesër është vone” dhe “Shkallët” te R. Pulahes, “Nata e dymbëdhjetë” dhe “Romeo e Xhulieta” te Shekspirit, “Dasëm gjaku” të F.G. Lorca, “Fernando Krafi më ka shkruar këtë letër” të Dorstit, me te cilën fiton Çmimin “Aleksandër Moisiu” si “Aktori më i mirë” në Festivalin Kombëtar të Teatrit më 1995, “Hekurat” e Arpad Göncz, “Vdekja e Dantonit” të Byhnerit, “Nata e trokitjeve në xhama” të Dh. Anagnostit, “Vdekja dhe virgjëresha” te Dorfmanit, “Ylli pa emër” të M. Sebastian, “Portreti i Dorian Greit” të O.Uajlldit, “Pulëbardha” të A.Çehov, “Kapitulli i Dytë” të Sajmonit, me të cilin fiton Çmimin “Aktori më i mirë” në Festivalin Mbarëkombëtar të Aktrimit “Apollon 2004”, Çmimin “Kult” në 2005 dhe Festivalin Ndërkombëtar “Kosova InFest” po në 2005, “Closer” të P. Marber, “Hotel Ballkan” të B.Hoxhës, “Për një fjalë goje” N.Saurrate, me të cilin fiton Çmimi “Kult” në vitin 2007, “Korbi i bardhë” M.Luarasi, “Xhaxha Vanja” të A.Çehov, me të cilin merr për herë të tretë Çmimin “Kult” në vitin 2009, “Darka e gabuar” të I.Kadaresë, “Liri në Bremen” të R. Fassbinder, “Spiuni i Ballkanit” të D. Kovacevic, “Familja Tot” të Örkeny Istvan.

Nga viti 1989-2008, ka qenë pedagog i jashtëm në Akademinë e Arteve, në Fakultetin e Artit Skenik dhe në vitet 1996-97 është zgjedhur deputet në Kuvendin e Shqipërisë.

Në vitet ’90 interpreton role protagoniste edhe në produksione të pavarura si “Kujdes! Kafshon…” te Gernit, “Mbretëresha e bukur” te McDonagh, “Nesër nisemi për në parajsë” te T. Dervishit dhe “Tradhëti bashkëshortore” të Pinterit. Ndërsa në Teatrin e Kombësive të Shkupit ka interpretuar në shfaqjen “Mbreti Lir” të U.Shekspirit.

Ndriçim Xhepa është aktivizuar gjithashtu me sukses në rreth 40 filma si: “Flutura në kabinën time” dhe “Dasma e Sakos” me regji të V.Priftit, “I dashur armik”, “Lindje-Perëndim-Lindje” dhe “Në kërkim të kujt” me regji të Gj. Xhuvanit, “Kohë e largët”, “Të mos heshtësh”, “Treni niset në shtatë pa pesë”, “Përdhunuesit”, “Sekretet” dhe “Ada” me regji të S. Pecanit, “Hije që mbeten pas” dhe “Rruga e lirisë” me regji të E.Mysliu, “Kthimi i ushtrisë së vdekur” me regji të Dh. Anagnostit, “Shokët” me regji të K.Çashkut, “Duaje emrin tënd” dhe “Telefoni i një mëngjesi” me regji të I. Muçajt, “Vendimi” me regji të K. Dhamos, “Unë e dua Erën” dhe “Porta Eva” me regji të A. Mingës, “Delegacioni” me regji të B.Alimanit, “Plumbi prej plasteline” dhe “Kronikë provinciale” me regji të A.Minarollit, “Milenium” me regji të B.Bishës, “Kronikë e paharruar në fshatin e harruar” me regji të K.Bekteshit, “I paharruari” me regji të M.Shanaj, filmi grek “Eduard” me regji të Angeliki Antoniu, “Tri ditë nga një jetë” me regji të L.Malaj, filmi grek “Pengu” me regji të Konstandin Janaris, “Tej fasadës” me regji të D.Thanës, “Këshilltarët” me regji të Xh.Dafës.

Lexo edhe :  Zgjimi kulturor: “Miss Congeniality” më ndihmoi të shpëtoja jetën e shokut 

Ndriçim Xhepa është vlerësuar me disa çmime për rolet e tij në kinematografi, ku mund të përmendim: ‘Medalje’ pë rolin e Gencit në filmin “Shokët”, Festivali i 5-të i Filmit Shqiptar (1983), ‘Medalje’ për rolin e Arsenit në filmin “Duaje emrin tënd”, Festivali i 6-të i Filmit Shqiptar (1985), ‘Kupa e aktorit më të mirë’ për rolin e Benit në filmin “Hije që mbeten pas”, Festivali i 7-të i Filmit Shqiptar (1987), ‘Kupa e aktorit më të mirë’ për rolin e Tomës në filmin “Flutura në kabinën time”, Festivali i 8-të i Filmit Shqiptar (1989), ‘Kupa e aktorit më të mirë’ për rolin e Alush Beut në filmin “Dasma e Sakos”, Festivali i 11-të i Filmit Shqiptar (2000), ‘Kupa e aktorit më të mirë’ për rolin e Harun Bonatës në filmin “I dashur armik” Festivali i 12-të i Filmit Shqiptar (2006), Çmim për aktor për rolin e Ilo Zotos në filmin “Lindje-Perëndim-Lindje” në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit (TIFF) (2009), Çmim për aktor për rolin e Spiros në filmin “Delegacioni” në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit (TIFF) (2018), “Legjenda e Bastunit” me regji nga Xh.Rama.

Ndriçim Xhepa është nderuar ndër vite me titujt përkatës nga institucioni i Presidencës së Republikës së Shqipërisë:

(1989) Urdhëri ‘Naim Frashëri’ i klasit të parë
(1990) Titulli ‘Artist i Merituar’
(2010) Titulli ‘Mjeshtër i Madh’
(2017) Titulli ‘Nder i Kombit’

Të fundit

Zjarr i madh në Parkun Kombëtar të Prespës

Një zjarr i madh ka përfshirë Parkun Kombëtar të Prespës, me flakët e shfaqura mbi fshatin Pustec. Forcat zjarrfikëse dhe...

Luciano Spalletti pas shkarkimit nga Italia: Futbolli më shkatërroi jetën

Ish-trajneri i kombëtares italiane, Luciano Spalletti, ka rrëfyer një anë tjetër të vetes në një intervistë të sinqertë për 'La Repubblica', ku foli për...

Muçaj takohet me Presidentin e CAA/ Shqipëri–SHBA, vizion i përbashkët për rajonin

Ambasadori Genci Muçaj, përfaqësues i Këshillit të Ambasadorëve Shqiptarë, zhvilloi një takim zyrtar në Washington, D.C., me Ambasadorin Philip Hughes, Presidentin e sapozgjedhur të...

Edhe Kosova nën pushtetin e flakëve, raportohen 29 vatra në tetë orët e fundit

Pas Shqipërisë, edhe Kosova po vuan problematikën e zjarreve që po gllabërojnë hektarë të tërë me pyje e kullota, edhe si pasojë e temperaturave...

Trump mesazh Evropës: Merrni masa për imigracionin para bisedimeve SHBA-BE

Në prag të një takimi kyç në Skoci me presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, presidenti amerikan Donald Trump ka bërë thirrje...

Lajme të tjera

Web TV