Ekzekutohet me armë zjarri në Belgjikë Bledar Muça, krahu i djathtë i Florenc Çapjas

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Është ekzekutuar në Belgjikë, Bledar Muça. Ky i fundit njihet ndryshe si “krahu i djathtë” i Florenc Çapjas. Mediate vendase raportojnë se 39-vjeçari është vrarë në Antwerp. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e së shtunës rreth orës 23:00.

Muça është qëlluar në një autostradë, ndërsa ka ndërruar jetë në vend. 39-vjeçari kishte edhe shtetësi britanike. Sakaq, autoritetet belge kanë nisur hetimet, ndërsa janë vënë në kërkim të autorëve.

Bledar Muça është emër i njohur për drejtësinë shqiptare dhe rezulton i përfshirë në shumë ngjarje kriminale në qytetin e Elbasanit. Në këtë qytet ai njihet për lidhjet e ngushta me fisin Çapja, ndërsa konsiderohej si “krahu i djathtë” i Ardjan dhe Florenc Çapjas.

Në verën e vitit 2016 ai u arrestua dhe u dënua me dy vite burg pasi qëlloi me armë ndaj efektivëve të policisë teksa ishin në vëzhgim të familjes Çapja. Muça u filmua nga kamerat e sigurisë me armë në dorë duke qëlluar ndaj policisë.

Të fundit

43 vite në pushtet, Presidenti më i vjetër në botë kërkon mandatin e tetë

Presidenti i Kamerunit, Paul Biya, i njohur si udhëheqësi më i vjetër në botë në detyrë, ka shpallur zyrtarisht...

E kishte sjellë nga Dubai, sekuestrohet “Lamborgini” i 37-vjeçarit nga Fieri!

Një vit pasi ju sekuestruan pasuri me vlerë 1.8 milionë euro, 37-vjeçarit në Fier, Arbër Muça, i është bllokuar sot edhe një automjet luksoz. Prokuroria...

Lokalet heqin çadrat dhe shtesat, lirohen trotuarët në kryeqytet

Pas disa ditësh aksion, sërish inspektorët kanë dalë në terren. Grupet e IMT janë zhvendosur në terren që janë të shoqëruar edhe nga forca...

1969 – Shpërthen “Lufta e Futbollit” mes El Salvadorit dhe Hondurasit

Më 14 korrik 1969, shpërtheu një konflikt i armatosur i pazakontë dhe i shkurtër mes El Salvadorit dhe Hondurasit, i njohur botërisht si "Lufta...

Prishja e godinave në Theth, Berisha: Krim shtetëror, të dëmshpërblehen banorët

Lideri demokrat Sali Berisha ka dënuar me ashpërsinë më të madhe, krimin shtetëror, siç e cilësoi ai, aksionin e Policisë dhe IKMT-së ndaj banorëve...

Lajme të tjera

Web TV