Fillon procesi i legalizimeve për 2022/Raporti i ASHK-së, Lame: “Qeveria do marrë masa për ndërtuesit që ndërtojnë shtesa pa leje”

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Qeveria do të marrë masa që të mos lejojë më ndërtuesit të bëjnë kate shtesë pa leje. Këtë e ka konfirmuar shefi i Kadastrës Artan Lame në një takim me banorët e Selitës, ku ishte për përfundimin e procesit të legalizimit të një pallati.

Lame tha se Drejtoria e Përgjithshme e Kadastrës ka bërë gati një raport për ndërtimet e shtesave jashtë lejës së ndërtimit, që do i paraqitet Qeverisë. Për fat të keq, fenomeni i ndërtimit, i shkeljes së lejës së ndërtimit për pallatet vazhdon edhe për leje ndërtimi të dhëna në vite shumë të afërta, më 2016, 2017, etj. “Drejtoria e Përgjithshme e Kadastrës po përgatit një raport që do i dërgohet Qeverisë, për të marrë masa për të bllokuar çdo lloj ëndrre për shtesa mbi pallate për lejet e dhëna vitet e fundit. Që do të thotë: Do të bëhet e pamundur që ndërtuesi të mbarojë pallatin, të shtojë edhe nja 2 a 3 kate mbi lejen e marrë, pastaj të hyjnë banorët brenda nëpër banesa, ndërsa investitori të largohet duke ja lënë barrën e legalizimit Shtetit dhe Kadastrës. Do ndërhyet shumë shpejt për ta frenuar këtë fenomen që është shumë i shëmtuar”, tha Artan Lame në takim me banorët e Selitës, të cilët e përfituan Vendimin e Legalizimit duke u bërë bashkë, pasi ndërtuesi e kishte braktisur objektin.

 

Drejtori i Përgjitshëm i Kadastrës, duke u ndalur në zonën e Selitës, tha se gati 80% e pallateve në këtë zone dendësisht të urbanizuar, janë hipotekuar duke ju nënshtruar procesit të legalizimit. “Është një zonë që është e mbushur me pallate, e mbi urbanizuar dhe për fat të keq për shumicën e objekteve të ndërtuara i ka ose në proces legalizimi ose janë legalizuar”. Pallati konkret i legalizuar në Selitë ishte objekt me leje ndërtimi të vitit 2006, i cili në një moment të caktuar kishte braktisur pallatin, duke i lënë banorët në mëshirën e fatit. Legalizimi në këtë rast u finalizua përmes vetë banorëve nga i cili proces përfituan 120 familje.

Lexo edhe :  Lista e kandidatëve të PD/ Berisha spostoi fituesit, por blindoi humbësit

 

 

 

Të fundit

Merret vendimi: Filmi ‘Adoleshenca’ do të shfaqet falas në shkolla

Miniseriali i Netflix “Adoleshenca”, i cili ka ndezur debat social në Mbretërinë e Bashkuar dhe në mbarë botën, do të shfaqet...

E shkuara dhe e tashmja bashkohen në këtë vend unik

Mes mozaikëve dhe pamjes mbresëlënëse të liqenit të Ohrit, gjendet Bazilika Paleokristiane e Linit, një nga thesaret më të rëndësishme të trashëgimisë tonë kulturore....

“Hiqmu qafe…”/Egli refuzon të flas me Gjestin: Tallni menderen ju me mua!

Gjesti ka vijuar diskutimin me Eglin tek lavanderia. Egli Mu hiq qafe. Gjesti: I thash Kelly hajde ja tregojmë që i bëmë lojë. Kam qejf të të ngacmoj...

Emri/ Kush është prokurorja që u hetua nga SPAK, 1 vit pasi përdori parfum 3700 lekë!

Një parfum më vlerë 3.700 lekë i lënë pa dëshirën e saj në zyrën e një prokuroreje të Elbasanit, është bërë strumbullar i një...

“Jo vetëm te mishi, por dhe te veza e uji”, nutricionistja: Salmonela, virus i fortë

Një sasi prej 7.8 ton mish pule e importuar nga Brazili rezultoi i kontaminuar me salmonelë, duke ngritur shqetësime serioze për sigurinë ushqimore. Sasia...

Lajme të tjera

Web TV