Berisha: Lamen e hoqën sepse nuk firmosi për Portin e Durrësit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ish-kryeministri, Sali Berisha, ka bërë një deklaratë të fortë teksa është shprehur se Edi Rama shkarkoi kreun e Kadastrës Artan Lame pasi ky i fundit nuk pranoi të firmoste për aferën e Portit të Durrësit.

Pas 10 vitesh Artan Lame u largua nga institucioni më i rëndësishëm i pronave siç ka qenë ALUIZNI dhe më pas Kadastra. Edhe pse nuk u dha asnjë arsye për largimin e tij që u firmos brenda një nate, ish kryeministri, Sali Berisha ka dhënë versionin e tij të largimit e Artan Lames nga posti i kreut të Agjensisë Shtetërore të Kadastrës, duke thënë se ky i fundit, nuk kishte firmosur për marrëveshjen e Portit të Durrësit, të cilën kreu i Rithemelimit e konsideron vjedhje të tmerrshme.

“E shkarkoi Artan Lamen! Boll mëkate ka patur, por një gjë e bëri, nuk fimosi për Portin e Durreësit. Sepse është një vjedhje e tmerrshme që i jepet klanit të Ramës dhe Alabarit 820 mijë metër katrorë, i jepet Porti Shekullor që Rama të bëhet sheik, në një kohë kur ajo është pasuria publike numër 1 e shqiptarëve”-tha Berisha. Mes të tjerash, Berisha përsëriti akuzat për inceneratorin e Elbasanit, duke thënë se drejtësia nuk po bën hetimet e duhura dhe po mundohet të heqë vëmendjen nga kjo aferë duke kontrolluar shtëpinë e partneres së ish zëvendës kryeministrit Arben Ahmetajt, ku u gjetën 30 mijë euro. “20 milionë euro nga taksat tuaja janë dhënë për inceneratorin e Elbasanit, që është vetëm një hekurisht sepse nuk digjen plehra, plehrat hidhen në Shkumbin. Drejtësia kontrollon zonjën e Arben Ahmetajt, le ta kontrollojë 100 herë por këtë e bën për t’u hedhur juve hi syve, për të mos hetuar Ahmetajn, Veiajn dhe Ramën si kryesorët në vjedhjen e djegësave”, u shpreh kreu i Rithemelimit.

Berisha kundër oligarkëve

Sali Berisha ka prezantuar dje kandidatin e tij për Belshin, Bedri Qypi. Berisha në nisje të fjalës së tij ngriti problemin e largimit të shqiptarëve nga vendi, duke thënë se kjo ndodh pasi kryeministri Edi Rama po zbaton politika armiqësore ndaj popullit. “Belshi dhe Shqipëria kanë sot nevojë jetike ndryshimin, aq saç ka zogu ajrin për të fluturuar. Kanë sot nevojë jetike ndryshimin në mënyrë që djemtë dhe vajzat, burrat dhe gratë, t’i japin një mbështetje vendit të tyre. Këtu jemi para një momenti të jashtëzakonshëm. Mendoni në 8 vite janë larguar 937 mijë shqiptarë, nga të cilët 80% nën 30 vjeç. Këtu nuk përfshihen ata që janë larguar në SHBA apo Kanada. Nëse nuk bëjmë gjë, në 8 vitet e ardhshme ata që janë larguar do tërheqin edhe 1 milionë të tjerë. Pse po ikin? Sepse kjo qeveri që ne duhet ta ndryshojmë sa më shpejt, po zbaton politika armiqësore ndaj shqiptarëve. Këta nuk shohin asgjë veç pasurimit të tyre dhe një grupi oligarkësh. Unë nuk kam qenë dhe nuk jam kundër të pasurve, por kurrë nuk do t’i mbështes në kurriz të qytetarëve. Jam i detyruar në moral dhe ligj që të mbroj interesat e qytetarëve, ndërsa ai mbron interesat e oligarkëve”, tha Berisha.

Lexo edhe :  Sulmet e Metës dhe Veliaj në SPAK/ Ambasadori i BE në Tiranë: Lëreni të bëjë punën e vet!

Rasti MeGonigal

Ish-kryeministri Sali Berisha është shprehur se kryeministri Edi Rama kontraktoi McGonigal për të kryer hetime private në dëm të opozitës dhe arritën të merrnin peng ish-kryedemokratin Lulzim Basha. Komentet Berisha i bëri gjatë fjalës së tij në Belsh, ku prezantoi kandidatin e “Primareve” për këtë bashki. Berisha tregoi se Basha i kishte shkuar në zyrë përpara zgjedhjeve dhe e kishte pyetur nëse ja vlente të bënin koalicion me Ramën nëse humbisnin zgjedhjet dhe shtoi se përgjigja që ai i dha ishte negative. “Secili prej nesh të ulet me çdo socialist e çdo demokrat dhe t’i shtrojë këto të vërteta. Çfarë ndodh këtu, të gjitha pushtetet janë në duart e Ramës. Një përgjegjësi të pamohueshme ka këtu edhe PD dhe ish-kryetari. Në zgjedhjet lokale të vitit 2019 ai vendosi të tërheqë kandidatët nga zgjedhjet. Por ne po bëjmë gjithçka dhe do të fitojmë. Rama me qëllim që ne të mos futemi në zgjedhje, në një akt primitiv si i ati i tij që kërkonte varjen në litar të Havzi Nelës dhe të dajës së tij Spiro Kolekës, që kërkonte futjen e tankeve dhe mitralozëve në Qytetin Studenti, edhe Rama kërkon të përjashtoi PD nga zgjedhjet”, tha ai.

Të fundit

E keni ditur më parë! Ja përse po shëndoshen njerëzit, faktorët që ndikojnë

Në kohët e sotme, industria e produkteve shtazore dhe fermerët në shumë raste injektojnë antibiotikë të ndryshëm tek kafshët. Kjo...

Të rritesh si fëmijë i vetmuar ka disa pasoja: Ja cilat janë më të zakonshmet

Mendoni pak për fëmijërinë që keni kaluar. A e imagjinoni veten në një park lojërash vetëm, duke shpresuar që dikush t’ju afrohej? Po ulur...

“Varfëria në Shqipëri e lartë”/Avokati i Popullit: 1/3 e popullsisë në kushte të vështira

Të paktën 1/3 e popullatës në vend jeton në kushte të veshtira teksa skemat e mbështetjes sociale duhet të targetojnë me mirë familjet në...

Gardh metalik dhe forca të shtuara policore, blindohet godina e Bashkisë Tiranë (Video)

Pak para nisjes së protestës para Bashkisë Tiranë, të thirrur nga Aleanca për Teatrin dhe opozita në lidhje me dosjen “5D”, forca të shumta...

“Imazhi Shqipërisë ishte mos o Zot”/ Rama liston arritjet e qeverisë

Sot kryeministri Edi Rama ka mbledhur grupin parlamentar të Partisë Socialiste dhe Kabinetin Qeveritar. Në nisje të mbledhjes kryeministri mbajti fjalën hyrëse. Teksa  listoi arritjet...

Lajme të tjera

Web TV