Vrau fqinjën në Kuçovë, rrëfehet vrasësi: Më kishte 60 mijë lekë borxh nga mbarështimi i tufës së bagëtive, shkova t’ia kërkoja lekët, por…

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Vrasja e 63-vjeçares në fshatin Kozare të qytetit të Kuçovës mësohet të jetë kryer për shkaqet më absurde në botë. Vrasësi i 63-vjeçares Fatime Suli ka deklaruar në polici se viktima i kishte atij 60 mijë lekë (të vjetra) borxh, si rezultat i mbarështimit të bagëtive. Sipas Marrës, i gjithë fshati i mbarështonte tufat e dhive me 3 cjapet e tij të racës dhe për çdo mbarështim i paguanin atij 5 000 lekë (të vjetra).

“Fatimeja më kishte 60 000 mijë lekë (të vjetra) nga mbarështimi i tufës së saj dhe unë shkova për t’ja kërkuar. Kur shkova atje e pashë shumë afër duke biseduar me një bari tjetër, Izetin, dhe u largova. U ktheva përsëri 1-orë më vonë, isha i pirë dhe pasi e pashë vetëm iu afrova dhe i kërkova lekët. Ajo filloi të bërtiste e të më gjuante me gurë dhe unë e kapa nga prapa në fyt dhe e shtrëngova. Pas disa sekondash ajo ra në tokë pa ndjenja. E shkunda disa herë dhe kur e pashë që nuk po merrte frymë e kuptova që kishte vdekur. Nga frika se mos me zbulonin, e tërhoqa zvarrë disa metra për ta hedhur në një kanal në afërsi të serave të saj dhe e mbulova mirë me gjethe e rrozga, duke shpresuar që do ta gjenin me vonesë dhe nuk do më fajësonin mua. U largova me vrap mes për mes tokave dhe shkova në shtëpi, kur më doli pija dhe po kujtohesha as vetë nuk e besova që e gjithë kjo kishte ndodhur me të vërtetë deri në momentin që erdhi policia dhe më morën me furgon”-, mësohet se ka thënë në dëshminë e tij në polici vrasësi Fetah Marra. Në lidhje me faktin se gruaja u gjet e zhveshur nga mesi e poshtë dhe akuzat e hedhura se ai mund të kishte dashur të abuzonte me të, mësohet se Marra ka deklaruar se ai nuk ka dashur asnjëherë të abuzojë me viktimën dhe se tutat ju hoqëm në momentin kur po e tërhiqte zvarrë për ta hedhur në kanal.

Lexo edhe :  I ra në kokë bojleri teksa po e çmontonte, humb jetën 52-vjeçari në Tiranë!

Burime brenda DVP Berat konfirmojnë se përveç Marrës, në polici u shoqëruan atë natë edhe 4 barinj të tjerë, dy prej të cilëve kishin dëshmuar se e kishin parë Marrën duke ikur me vrap dhe i trembur përmes tokave, por asnjë prej tyre nuk kishte qenë dëshmitar në momentin e konfliktit mes autorit dhe viktimës. Të njëjtat burime konfirmojnë se vrasësi Fetah Marra ka deklaruar në polici, në lidhje me statusin e tij, se ka qenë 4 herë i martuar me celebrim dhe gratë e kishin divorcuar sepse kur pinte raki ushtronte dhunë mbi to.

Të fundit

Gjermania po dëbon shqiptarët! Qeveria gjermane ka ndryshuar strategji

Shqiptarët nuk i kanë shpëtuar përpjekjeve të ekzekutivit të ri gjerman për të shtuar nivelin e riatdheshimeve. Media e...

A do të ktheheshit në fshat për 100 mijë euro?

Qeveria e Maqedonisë së Veriut ka propozuar një masë të re që synon të ringjallë zonat rurale të braktisura, përmes mbështetjes financiare për çiftet...

U zgjodh deputete në 11 Maj, Romina Kuko dorëhiqet si zv/ministre Brendshme

Kandidatja e listës së sigurt në Qarkun e Korçës Romina Kuko ka dhënë dorëheqjen nga detyra si zëvendësministre e Brendshme, pasi u zgjodh deputete...

Ngjyra e syve: Çfarë transmeton ajo?

“Sytë janë pasqyrë e shpirtit”, thotë një shprehje shumë e njohur. Edhe pse kjo nuk mund të provohet shkencërisht, nuk ka dyshim që shikimi...

Ngrohja globale mund të rrisë tumoret te femrat

Përveç rritjes së përhapjes së sëmundjeve që lidhen me nxehtësinë dhe infeksioneve tropikale, ngrohja globale mund të rrisë rrezikun e disa llojeve të caktuara...

Lajme të tjera

Web TV