Kryeministri Rama ka reaguar për herë të parë në lidhje me përgjimin që FSHF publikoi për Erion Veliajn. Rama shkruan se ‘i neveris përgjimet në ambiente jopublike’. Sipas tij s’mund të jenë provë.
“Unë i neveris përgjimet e bisedave mes njerëzve qe flasin në një mjedis jopublik, te cilat sipas meje nuk mund te merren për baze asnjëherë askund, as si prova fajësie as si prova vërtetësie, sepse tjetër konteksti i një komunikimi informal pa dorashka, tjetër konteksti i shfaqjes publike se një përgjimi, prandaj edhe as nuk e kam dëgjuar fare dhe as kam ndërmend ta dëgjoj, kështu që meqë te dhashë tërë këtë shpjegim tani të lutem plotësoje pyetësorin me opinionet e tua duke klikuar”, i përgjigjet Rama një ndjekësi që e pyet në Facebook.