“Presim jastëkët”/ Ukrainasit tallen me ofertën e Gjermanisë për 5 mijë helmeta

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Deklarata e Gjermanisë, ku i ofron Ukrainës si ndihmë 5 mijë helmeta ushtarake është cilësuar si tallje në Ukrainë. Kryetari i bashkisë së Kievit dhe ish-kampioni i botës, boksieri Vitali Klitschko e quajti atë si “një shaka” që e la “pa fjalë”.

Ministrja gjermane e Mbrojtjes Christine Lambrecht tha se Berlini, i cili është përballur me kritika në rritje për refuzimin e tij për të furnizuar me armë Ukrainën, siç kanë bërë vendet e tjera perëndimore, po i përgjigjej një kërkese për pajisje ushtarake, veçanërisht helmeta.

Ministri britanik i Mbrojtjes Ben Wallace tha se ai nuk po gjykonte vendimet e të tjerëve.

“Natyrisht, Mbretëria e Bashkuar ka marrë një pikëpamje se ndihma vdekjeprurëse e një natyre mbrojtëse taktike është diçka për të cilën ukrainasit kanë nevojë. Por ne nuk jemi duke gjykuar ndihmën që japin vendet e tjera”, tha ai gjatë një vizite në Berlin.

Rusia ka grumbulluar dhjetëra-mijëra trupa pranë kufirit të saj me Ukrainën, por mohon të planifikojë të sulmojë fqinjin e saj. Shtetet e Bashkuara dhe Britania kanë nisur të dërgojnë më shumë armë në Ukrainë.

“Qeveria gjermane është dakord që ne të mos dërgojmë armë vdekjeprurëse në zonat e krizës, sepse nuk duam të nxisim situatën, duam të kontribuojmë në mënyra të tjera”, tha Lambrecht në një konferencë të përbashkët shtypi me Wallace.

Ajo shtoi se Gjermania po furnizonte gjithashtu një spital ushtarak në Ukrainë dhe se ende po synonte një zgjidhje paqësore. Klitschko, një ish-kampion bote në peshat e rënda, i cili jetoi për vite në Gjermani dhe tani është kryebashkiak i kryeqytetit ukrainas, nuk ishte i impresionuar me ofertën e helmetave.

“Sjellja e qeverisë gjermane më lë pa fjalë. Ministria e Mbrojtjes me sa duket nuk e ka kuptuar se ne jemi përballë me forcat ruse të pajisura në mënyrë perfekte që mund të fillojnë një pushtim tjetër të Ukrainës në çdo kohë”, tha ai për të përditshmen gjermane, Bild.

Lexo edhe :  Tërmeti në Afganistan, shkon në mbi 800 numri i viktimave! Mijëra të tjerë nën rrënoja

“Çfarë lloj mbështetjeje do të dërgojë Gjermania më pas? Jastëkët?”, vijoi ai duke ironizuar.

Ambasadori i Ukrainës në Berlin, Andriy Melnyk tha se “gjesti simbolik” ishte i mirëpritur, por i pamjaftueshëm pasi vendi i tij kishte nevojë për pajisje për qindra-mijëra ushtarë, nga të cilët helmetat nuk ishin pjesa më e nevojshme urgjente.

“Ne jemi të kënaqur që mund të shohim të paktën fillimin e një ndryshimi në të menduar. Megjithatë, ajo që na nevojitet më shumë janë armët mbrojtëse”, u shpreh ai.

Wallace e bëri të qartë se gazsjellësi Nord Stream 2 mund të jetë një mjet i rëndësishëm për t’u përdorur kundër Rusisë. Gjermania nuk ka thënë në mënyrë eksplicite se do të heqë dorë nga tubacioni.

“Nëse presidenti rus Vladimir Putin zgjedh të pushtojë Ukrainën, ai nuk duhet të shpërblehet nga Europa që e financon më tej dhe ajo që ai bën me të ardhurat e gazit është që financon ushtrinë e tij,” tha Wallace.

Të fundit

Mediat e huaja: Shqipëria, sekreti më i fshehur europian për amerikanët

Sipas Institutit të Statistikave të Shqipërisë (INSTAT), afërsisht 11.7 milionë turistë vizituan Shqipërinë në vitin 2024,  shkruan gazetarja Amanda...

Aoshima, ishulli japonez ku macet kanë zëvendësuar njerëzit

Një ishull i vogël në Japoni, i quajtur Aoshima, është bërë i famshëm në mbarë botën për një arsye krejt të pazakontë: aty macet...

Metoda spektakolare për të kapur hajdutin e makinave

Një ndjekje policore në Miçigan përfundoi me një skenë të pazakontë, kur një makinë e vjedhur humbi të gjithë boshtin e pasmë pasi u...

I vuri flakën së shoqes prej ngjyrës së saj të lëkurës, dënim me vdekje për indianin

Një gjykatë në Indi ka dhënë dënimin me vdekje për një burrë që i vuri flakën së shoqes për shkak të ngjyrës së lëkurës,...

Ivi Kaso fajëson strukturat e PD-së për humbjen në zgjedhjet e 11 majit

Deputeti i zgjedhur i Partisë Demokratike, Ivi Kaso, ka komentuar humbjen e PD-së në zgjedhjet e 11 majit 2025, duke theksuar nevojën për një...

Lajme të tjera

Web TV