Raketa e lëshuar nga kompania e Elon Musk, parashikohet të përplaset me Hënën

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një raketë e lëshuar nga kompania e multimiliarderit Elon Musk, SpaceX mund të përplaset me Hënën. Përforcuesi “Falcon 9” u lançua në vitin 2015, por pas përfundimit të misionit të tij, raketa nuk kishte karburant të mjaftueshëm për t’u kthyer drejt Tokës dhe mbeti në hapësirë.

Astronomi Jonathan McDowell tha për BBC News se do të jetë përplasja e para e një raketë të pakontrolluar që do të përplaset me Hënën. Ai u shpreh se efektet do të jenë të vogla.

Raketa u la në orbitë shtatë vjet më parë pasi përfundoi një mision për të dërguar një satelit të motit hapësinor në një udhëtim të largët hapsinor. Kjo ishte pjesë e programit të Elon Musk për eksplorimin e hapësirës të SpaceX, një kompani e cila synon të bëjë të mundur që njerëzit të jetojnë në planete të tjera.

Që nga viti 2015, raketa është tërhequr nga forca të ndryshme gravitacionale të Tokës, Hënës dhe Diellit, duke e bërë rrugën e saj të kthimit disi “kaotike”, shpjegon Prof McDowell nga Qendra Harvard Smithsonian për Astrofizikë me qendër në SHBA.

Përplasja e Falcon 9 u identifikua nga gazetari Eric Berger në faqen e tij të internetit kushtuar hapësirës Ars Technica dhe nga analisti i të dhënave Bill Grey në blogun e tij.

Sipas tyre përplasja e raketës do të ndodhë në datën 4 mars.

“Është në thelb një objekt metalik i zbrazët katër tonësh, me një motor rakete në anën e pasme. Dhe ta hidhni atë në një shkëmb me shpejtësi 5000 milje në orë do të shpërthejë,” thotë Prof McDowell.

Ai do të lërë një krater të vogël artificial në sipërfaqen e Hënës.

Lexo edhe :  Festa e titullit, Martinez bie nga autobusi, Barcelona raporton për gjendjen e lojtarit

Bill Grey, i cili përdor softuer të specializuar për të gjurmuar objektet hapësinore ka thënë se Falcon 9 ka bërë një fluturim të afërt me Tokën në datën 5 janar.

Në vitin 2009 Prof McDowell dhe astronomë të tjerë kryen një eksperiment në të cilin lëshuan një raketë me përmasa të ngjashme që u përplas në Hënë. Sensorët mblodhën prova të përplasjes në mënyrë që të mund të studionin kraterin e saj.

“Nëse shkojmë në të ardhmen ku ka qytete dhe baza në Hënë, ne duam të dimë se çfarë ka atje . Është shumë më e lehtë ta organizojmë atë kur ka trafik të ngadaltë në hapësirë, në vend që të presim derisa të jetë problem.”

Nga tani e deri në 4 mars çfarë do të ndodhë me raketën SpaceX?

Epo, raketa do të vazhdojë të ndjekë ligjet e gravitetit, duke ecur në hapësirë, përpara se të përfundojë ditët e saj duke u përplasur në Hënën.

Të fundit

Kodi i fshehur i veshjes: Çfarë s’duhet të vishni kurrë gjatë një udhëtimi me avion

Ish-stjuardesa Barbara Bacilieri, e cila u bë e njohur si YouTuber (Barbie Bac), ka ndarë një informacion mjaft të...

Trump kërcënon me tarifa 25% për iPhone-t që nuk prodhohen në SHBA

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka thënë se po rekomandon një tarifë prej 50% për të gjitha mallrat nga Bashkimi Evropian që importohen në...

Bombarduesit amerikanë B-52H zbarkojnë në bazën ajrore të Morón

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë vendosur bombarduesit strategjikë B-52H Stratofortress në bazën ajrore të Morón, në Sevilje, në kuadër të misionit Bomber Task...

Tentoi të vriste kushëririn në bashkëpunim me vëllanë, në pranga 32-vjeçari

jë 32- vjeçar është arrestuar nga Policia e Kukësit pasi dyshohet se së bashku me vëllain e tij një vit më parë në lagjen...

Shumë afër Shqipërisë! Konfirmohen dy rastet e para të lisë së majmunëve

Instituti i Shëndetit Publik i Maqedonisë së Veriut ka konfirmuar këtë të premte dy rastet e para të lisë së majmunëve në vend. Të...

Lajme të tjera

Web TV