Shikoni pamjet/ Zbulohet magazina e kthyer në laborator kanabisi, arrestohen 2 punonjës të OSHEE (Emrat)

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Policia e Sarandës ka zbuluar një laborator kanabisi, ndërsa në pranga janë vënë dy persona.

Mësohet se të arrestuarit janë dy punonjës të OSHEE Vasfi Sali dhe Gazi Hoxhaj, ndërsa u shpallen në kërkim Klajdi Miziri dhe Klodian Omeri.

Gjatë zhvillimit të operacionit janë sekuestruar një sasi lënde e dyshuar narkotike cannabis sativa, 100 bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa të kultivuara në kubikë dhe 50 llamba elektrike.

Personat kishin pershtatur nje ambient për kultivimin e kanabisit, me anë të llambave, në një magazinë ku kishte lidhje të paligjshme elektrike.

Njoftimi i policisë

Finalizohet operacioni policor i koduar “Volloder”, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kultivimit të bimëve narkotike me anë të llambave.

Operacioni nga Seksioni për Hetimin e Trafiqeve dhe Narkotikëve në DVP Vlorë, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Himarë dhe Komisariatin e Policisë Sarandë.

Gjatë operacionit është zbuluar një ambient i përshtatur për kultivimin e kanabisit, me anë të llambave, në një magazinë ku kishte lidhje të paligjshme elektrike.

Vihen në pranga 2 punonjës të OSHEE-së, shpallen në kërkim pronari dhe kontraktori i magazinës.

Sekuestrohen 50 llamba elektrike, 100 bimë kanabis të kultivuara në kubikë dhe një sasi lënde e dyshuar narkotike cannabis sativa.

Në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, bazuar dhe në informacionet e grumbulluara, Seksioni për Hetimin e Trafiqeve dhe Narkotikëve në DVP Vlorë, në bashkëpunim me Komisariatet e Policisë Himarë dhe Sarandë, bazuar në informacionet e marra në rrugë operative se në vendin e quajtur “Volloder” pranë fshatit Nivicë, Sarandë, një shtetas kishte përshtatur në një magazinë, një ambient për kultivimin në kushte laboratorike të bimëve narkotike cannabis sativa, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Volloder”.

Lexo edhe :  Mbrojtja thirrje urgjente për banorët e Nartës dhe të Delvinës: Evakuohuni menjëherë!

Në kuadër të këtij operacioni u arrestuan për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, shtetasit V. S., 57 vjeç, me detyrë elektricist pranë OSHEE-së dhe G. H., 61 vjeç, banues në Sarandë, me detyrë faturist pranë OSHEE-së, pasi nuk kanë konstatuar lidhjet e paligjshme të energjisë elektrike në ambientet që ishin përshtatur për kultivimin e bimëve narkotike me anë të llambave, në zonën që ata kishin në monitorim.

Në vijim të veprimeve u shpallën në kërkim për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike” kryer në bashkëpunim, “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” kryer në bashkëpunim dhe “Vjedhja e energjisë elektrike”, shtetasit: K. O. pronari i magazinës dhe K. M., i cili kishte marrë më qira ambientet që ishin përshtatur për kultivimin e bimëve narkotike.

Gjatë zhvillimit të operacionit janë sekuestruar një sasi lënde e dyshuar narkotike cannabis sativa, 100 bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa të kultivuara në kubikë dhe 50 llamba elektrike.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” kryer në bashkëpunim, “Kultivimi i bimëve narkotike” kryer në bashkëpunim, “Vjedhja e energjisë elektrike” dhe “Shpërdorimi i detyrës”.

Të fundit

Kryeministri britanik: Garancitë e sigurisë do të ishin një hap historik

Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, Keir Starmer, diskutoi në tryezën që ka bashkuar të gjithë liderët evropianë, Zelenskyn dhe...

Zelensky ironizon gazetarin për veshjen: Ti dukesh njësoj!

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, u komplimetua për veshjen e tij në Shtëpinë e Bardhë gjatë takimit me Presidentin e SHBA, Donald Trump. Zelensky kishte...

Macron: Takimi duhet të pasohet nga një takim katërpalësh me Evropën

Një takim katërpalësh me Evropën duhet të pasojë takimin trepalësh me Vladimir Putinin. Presidenti francez Emmanuel Macron e tha këtë sot, duke theksuar se...

Vdekja e pacientit, policia merr në pyetje dentistin në Devoll

Policia e Korçës ka reaguar pas vdekjes së 59-vjeçarit menjëherë sapo doli nga klinika dentare ku kishte mbushur dhëmbin. Sipas raportimeve, policia ka shoqëruar...

Merz dhe Macron kërkojnë armëpushim para takimit Putin-Zelensky

Kancelari gjerman Friedrich Merz në tryezën e përbashkët me liderët europianë, kreun e NATO-s dhe presidentët Donald Trump dhe Volodymyr Zelensky ka kërkuar një...

Lajme të tjera

Web TV