Genc Pollo: Lulzim Basha njësoj si Zani Caushi

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ish-deputeti i Partisë Demokratike dhe një nga politikanët më të njohur në këto 32 vjet në Shqipëri Genc Pollo deklaroi se Lulzim Basha është sjellë nësoj si Zani Caushi. I ftuar në emisionin “Dekalog” të gazetarit Roland Qafoku në RTSH24 Pollo tha se është I njëjti mentalitet dhe është e njëjta sjellje prej të forti. Zani Caushi ishte një prej kapove të grupeve kriminale gjatë ngjarjeve të rënda në Vlorë gjatë vitit 1997 I akuzuar dhë dënuar me burgim të përjetshëm për vrasje. Më poshtë, një pjesë e deklaratave të Genc Pollos bëra gjatë emisioit Dekalog.

Zoti Pollo, nga e gjithë kjo histori përplasjeje në PD, zoti Basha rezultoi dhe doli i fortë. A e pranoni këtë?

Doli i fortë. Doli me moral shumë të diskutueshëm. I fortë doli edhe Zani Caushi.

Ky nuk është krahasim.

Absolutisht që është krahasimi i duhur.

Tani Lulzim Basha si Zani Caushi?

Varet se cili është sensi i politikës. Nëqoftëse mua si Genc Pollo që kam një parti me 100 vetë dhe ngrihen 70 dhe duan të më shkarkojnë dhe unë u them ju nuk eksiztoni. Do mbaj këta 30, apo 10 dhe mbyllem në seli. Oso Kukën nuk e meritoj, por shkoj drejt Zani Caushit. Ky është kategorizimi politiko- moral që unë do bëja për Lulzimin. Kjo vlen për Lulzim Bashën. Të ngrihen 75 për qind për të shkarkuar  dhe ti të thuash se nuk ju konsideroj dhe të vësh blinde metalike në selinë qendrore të partisë  këtë nuk e kishim parë ndonjëherë. Kemi parë uljet dhe ngritjet në demokraci në Shqipërinë postkomuniste por një refuzim të realitetit duke mbajtur vulën, ky mentalitet është si i Zani Caushit.

Lexo edhe :  Skemat mbështetëse në bujqësi, fermerët kërkojnë pajisjen me dokumente pronësie

 

Të fundit

Plani sekret i Pentagonit, krijohet ushtria për protestat civile

Administrata Trump po vlerëson planet për krijuar një “Forcë Reagimi të Shpejtë për Trazirat Civile të Brendshme” të përbërë...

“Zelensy mund të tërhiqet nga Donetsku, po i bën presion Trump”

Autoritetet ukrainase po shqyrtojnë mundësinë e tërheqjes së forcave nga zonat e Donetskut që ende mbahen nën kontrollin e tyre, në rast se rritet...

“Djegia e kazanëve me plehra, fenomen mesjetar shqiptar”

Nëse ligji nuk vepron dhe ndëshkon, i nxit më shumë shkelësit apo inkurajon që të vijojnë në praktikën e tyre të kundravajtjes penale. Kjo shpjegon...

Lookman i pamundur, Inter piketon yllin e Bundesligës

Inter ka hequr dorë përfundimisht nga Ademola Lookman. Edhe pse ra dakord për kushtet personale me lojtarin dhe gjithçka dukej në rregull, problemi qëndron...

Ushtarët ukrainas po humbin shpresat: “Rusia po rigjenerohet”

Takimi midis Donald Trump dhe Vladimir Putin, në Alaska, përveç pritshmërive ka edhe shumë skepticizëm. Të parët që shprehen për këtë janë ushtarët ukrainas...

Lajme të tjera

Web TV