Sherr masiv mes shqiptarëve dhe rumunëve në Itali, 4 të plagosur

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një sherr masiv mes shqiptarëve dhe rumunëve ka lënë katër të plagosur në qendër të Caprarola-s në Itali. Mediat italiane bëjnë me dije se policia është njoftuar nga banorët për një sherr që po ndodhte në zonë.

Me të mbërritur, policët kanë gjetur të shtrirë në tokë dy shqiptarë, të cilët kishin plagë në pjesë të ndryshme të trupit, ndërsa panë se po vraponin dy persona të tjerë. Pasi ndoqën, policët i kapën edhe dy të rinjtë duke i sjellë në vendin e ngjarjes, ndërsa njoftuan autoambulancës që të merrnin shqiptarët e plagosur për t’i dërguar në spital, raporton.

Por këtu fillon pjesa e dytë e krimit, sipas mediave italiane. Një moment, policia konstatoi një person, i cili po qëllonte me shkelma dhe thikë dy rumunët e lidhur në makinë.

Pasi e ndaluan, ata konstatuan se personi që po qëllonte rumunët ishte babai i njërit prej shqiptarëve të plagosur prej tyre me thikë. Tashmë, kishim katër të plagosur. Dy shqiptarët dhe dy rumunët që u goditën me thikë nga babai i të riut shqiptar që kishte marrë plagë prej tyre. Pas daljes nga spitali ata duhet të japin llogari për plagosje me dashje e thikë, ndërsa babai i të riut është shoqëruar tashmë në polici.

Të fundit

Zelensky: Fola me Trump, të pranishëm edhe liderët europianë!

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka reaguar i pari pas telefonatës që pati me presidentin amerikan Donald Trump. Ai pohoi shkurtimisht...

Alarm! Qëllohen 5 ushtarë amerikanë në bazën e Xhorxhias

Pesë ushtarë amerikanë u qëlluan në Fort Stewart në bazën e Xhorxhias. Sipas një zyrtari të zbatimit të ligjit dyshohet se u qëlluan nga...

E bujshme! Galliani kthehet te Milani?

Sugjerimi është i fuqishëm, ndez diskutimet mes tifozëve si në rrjetet sociale, ashtu edhe në bar-kafe. Ndoshta krijon të njëjtin efekt edhe në numrin...

Brazili sfidon tarifat e SHBA-së: Duam konsultime me OBT

Qeveria braziliane ka kërkuar zyrtarisht konsultime me Organizatën Botërore të Tregtisë (OBT) në lidhje me tarifat e vendosura nga Shtetet e Bashkuara mbi produktet...

Zjarr masiv përfshin varrezat e Dhërmiut, rrezikohen banesat

Një vatër zjarri ka shpërthyer mbrëmjen e sotme edhe fshatin turistik të Dhërmiut, në Himarë. Sipas informacioneve paraprake, flakët kanë rënë pranë varrezave të fshtatit,...

Lajme të tjera

Web TV