Municione luftarake në banesë, arrestohet zyrtari i bashkisë në Elbasan

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një 44 vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Elbasanit, pasi akuzohet për armëmbajtje pa leje dhe municione luftarake.

Në prangat e policisë ka rënë shtetasi Gentian Duka 44 vjeç, i cili punon si Inspektor në Drejtorinë e Tatimeve në Bashkinë e Elbasanit

Në kuadër të operacionit “Kral”, është bërë i mundur sekuestrimi i një armë zjarri kallashnikov, një pushkë sportive me dylbi, rreth 500 copë fishekë  luftarak për pistoletë, kallashnikov e mitraloz, një përforcues grushti,një thikë dhe 7 karikatorë.

Në zbatim të planit të masave për kontrollin e personave që mbajnë armë pa leje, bazuar në  informacionet e  siguruara në rrugë operative dhe ndjekjen me metoda proaktive, u organizua dhe finalizua operacioni policor i koduar “Kral”  në kuadër të të cilit u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit:

-G.D., 44 vjeç, banues në lagjen “Visarion Xhuvani”  Elbasan.

Shërbimet e Policisë gjatë kontrollit të banesës së 44 vjeçarit, gjetën e sekuestruan një armë zjarri kallashnikov, një pushkë sportive me dylbi, rreth 500 copë fishekë  luftarak për pistoletë, kallashnikov e mitraloz, një përforcues grushti,një thikë dhe 7 karikatorë.

Provat e mësipërme janë dërguar në Institutin e Policisë Shkencore në Tiranë për t’u ekzaminuar nëse janë përdorur në ngjarje të tjera kriminale.

Gjithashtu po vazhdon puna për dokumentimin e mëtejshëm ligjor të kësaj ngjarje dhe të aktivitetit kriminal të këtij shtetasi nëse është i implikuar në ngjarje  kriminale të ndodhura më parë”, thuhet në njoftimin e policisë.

Të fundit

Dashnor Sula zbulon ‘korombolin’ e PD: Donin 3 veta për një tokë, absurde!

“PD duhet të kuptojë që të ndërrojë popullin, sepse e ka fajin populli, jo drejtuesit e PD-së. Kriteri i...

Shqiptarët mendjen te zgjedhjet, Ambasada Amerikane bën njoftim për atë që s’e prisnim

Teksa e gjithë vëmendja është tek procesi i numërimit të votave për zgjedhjet parlamentare të 11 Majit, Ambasada Amerikane në Tiranë ka bërë një...

Tendencat kryesore të mirëqenies për vitin 2025

Në vitin 2025, mirëqenia nuk ka të bëjë më vetëm me meditimin dhe smoothie-t jeshilë. Ajo është bërë shkencore, holistike dhe hiperpersonalizuese. Nga stimulimi...

Vëzhguesi i OSBE-ODIHR: Ky vend nuk shkon në BE me këto zgjedhje

Vëzhguesi i OSBE-ODIHR për zgjedhjet parlamentare të 11 Majit, Michael Gahler, ka deklaruar se Shqipëria nuk do të futet në Bashkimin Europian kështu siç...

Përfundon numërimi në Bashkinë e Finiqit, PS kryeson me 2511 vota

Ka përfunduar numërimi i votave në Bashkinë Finiq ndërsa nga rezultati i publikuar Partia Socialiste kryeson me 2511 vota. Partia Demokratike rezulton se ka marrë...

Lajme të tjera

Web TV