Spartak Ngjela mesazh ngushëllimi për ndarjen nga jeta të ish-kreut të të përndjekurve politik: Fli i qetë miku im, historia që ke lënë pas do të të japë përjetësinë!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Spartak Ngjela ka shprehur ngushëllimet për ndarjen nga jeta të  Kurt Kola, ish-kreu i të përndjekurve politik.

Ngjela shkuan se Kola nuk ka gabuar asnjëherë në politikë, asnjëherë në parimet humaniste dhe, asnjëherë në zgjedhjen e tij në angazhimin e drejtë kundrejt popullit të vet.

“Sot në ora 04 të mëgjest, u nda nga jeta Kurt Kola, një hero i rezistencës antikomuniste në Shqipëri. Kurt Kola rridhte nga një familje patriotësh të mëdhenj dhe heroikë, në luftën e tyre patriotike në shekuj, por që spikati me heroizmin kombëtar edhe gjatë Luftës së Dytë Botërore; dhe, sidomos, në vijimin e saj pas vendosjes së regjimit tiranik të Enver Hoxhës. Bilal Kola, i ati i Kurt Kolës, bashkë me të dy djemtë e tij, u hodh në luftë drejt kundër regjimit komunist në Shqipëri.

 

 

Me formacionin e tij ushtarak, Bilal Kola luftoi deri sa rezistenca antikomuniste u shua në Shqipëri.

Bilal Kola ishte trim dhe patriot i madh; dhe me të dy djemtë e tij kaloi në Jugosllavi, ku serbët, me kërkesë të Enver Hoxhës; e vranë; bashkë me të dy djemtë e tij: Gani dhe Hamit Kola, 19 dhe 17 vjeç secili.

Kurse Kurt Kola nuk kishte ende moshë për luftë.

Por, edhe Kurt Kola e vijoi luftën kundër regjimit tiranik të Enver Hoxhës; kudo ku ka qenë: në burgun e gjatë komunist, mbi 25 vjet; para burgut gjithashtu, dhe, në të gjithë periudhën pas burgut, për të kërkuar drejtësinë shoqërire dhe demokracinë në Shqipëri.

Që nga viti 1991, e gjithmonë në tridhjet vjet, Kurt Kola ishte një zë i madh për vendosjen e demokracisë në Shqipëri. Ishte njeri me personalitet të lartë; i drejtë dhe humanist.

Lexo edhe :  Kokalari: Berisha pranoi një “krim shtetëror”, por vetë urdhëroi vrasjen e protestuesve

Ai jetoi me nder; luftoi si luftëtar me guxim absolut, njëlloj si i ati i tij.

Kurt Kola nuk ka gabuar asnjëherë në politikë, asnjëherë në parimet humaniste dhe, asnjëherë në zgjedhjen e tij në angazhimin e drejtë kundrejt popullit të vet.

Do të na mungojë; por ka lënë mbrapa tij historinë e vet të veçantë të njeriut që kurrë nuk u mposht dot nga ligësia tiranike; që kurrë nuk e pranoi kompromis me të keqen që i kanosej familjarisht, me dekada në Shqipëri; dhe, që, gjithmonë me sjelljen e tij humaniste, luftoi dhe punoi për atdheun e vet dhe për të gjithë shqiptarizmin.

Fli i qetë miku im, se historia që ke lënë mbas vetes, do të të japë përjetësinë.

Me nderim dhe respekt të veçantë.

Të fundit

Ligj i ri në Britani: Kriminelët e huaj do të deportohen menjëherë pas vendimit

Shumica e kriminelëve të huaj të dënuar nga gjykatat britanike do të deportohen menjëherë, në vend që të vuajnë...

11 gusht 1934 – U hap burgu federal i njohur me emrin Alkatraz

Një simbol i frikës, izolimit dhe dështimit të rehabilitimit Më 11 gusht 1934, në zemër të Gjirit të San Franciskos, mbi një ishull të vogël...

Horoskopi ditor, 11 Gusht 2025

Dashi Pas një periudhe paksa delikate dhe te paqëndrueshme për jetën tuaj ne çift, me ne fund do e stabilizoni situatën. Do jeni me te...

Izraeli nuk tërhiqet, tanket po përparojnë në Gaza

Forcat izraelite po vazhdojnë ofensivën e tyre në Rripin e Gazës, me tanke që përparojnë drejt korridorit të Moragut, zonë që ndan Khan Younisin...

Flakët përhapen me shpejtësi në Gramsh, pritet ndërhyrje nga ajri

Gjatë orëve të mbrëmjes të kësaj të diele një vatër zjarri është shfaqur në afërsi të fshatit Sojnik, në Gramsh. Burime për mediat bëjnë me...

Lajme të tjera

Web TV