Momenti kur tentohet të grabitet argjendaria në Shkodër, ky është çifti nga Vlora që sulmuan pronarët (Video)

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Fjala.al ka siguruar pamjet nga momenti i grabitjes së një argjendarie në Shkodër nga një çift nga Vlora. Ngjarja ka ndodhur në lagjen Demokracia në Shkodër, ku nga pamjet duket sesi çifti i ri është futur në ambientet e argjendarisë sikur janë të interesuar për të blerë dhe pronarët burrë e grua kanë vendosur mbi banak kutinë ku janë të vendosura bizhutë.

Siç shihet në pamje, është pikërisht gruaja ajo që nxjerr me shpejtësi një spray paralizues dhe iu hedh në fytyrë pronarit dhe shitëses, ndërsa bashkëshorti i saj tenton të marrë bizhuteritë. Por pavarësisht tentativës, pronari i argjendarisë i ka ndjekur bashkë me shitësen, duke i ndaluar në hyrje të dyqanit. Këta të fundit u arrestuan nga policia.

Ndërkohë këtë të diel gjykata ka vendosur masën arrest me burg për çiftin nga Vlora.

Ngjarja ka ndodhur mesditën e së enjtes ku menjëherë pas njoftimit të pronarëve çifti i grabitësve përfundoi në pranga.

Të fundit

“Alo, jam Zlatan!” Telefonata e Ibrahimovic tundoi Jasharin të zgjidhte Milanin?

Ardon Jashari ka përfunduar zyrtarisht transferimin e tij nga Club Brugge te Milani, me raportime nga Belgjika që tregojnë...

42% e martesave përfundojnë me divorc. Ekspertët zbulojnë arsyet

Mbajtja e një lidhjeje mund të konsiderohet diçka shumë e vështirë dhe 42% e martesave po përfundojnë me divorc. Ekspertët janë duke i hulumtuar...

Euro në pikiatë, Banka e Shqipërisë mban 6.7 miliardë euro rezerva valutore

Rezerva valutore ka vijuar rritjen në gjysmën e parë të këtij viti. Sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë, në fund të qershorit, vlera...

Franca përballet me zjarrin më të madh ndër dekada

Flakët kanë përfshirë në mënyrë të shpejtë dhe të pakontrolluar rajonin Aude, që ndodhet në jug të Francës. Zjarri tashmë është përhapur në një sipërfaqe...

Rrëzohet avioni, humbin jetën gjashtë persona

Një aeroplan i vogël që transportonte staf mjekësor u rrëzua këtë pasdite në një lagje me popullsi të dendur në kryeqytetin e Kenias, duke...

Lajme të tjera

Web TV