Bota e futbollit është në zi. Maurizio Zamparini, ish-presidenti historik i Palermos është ndarë nga jeta në moshën 80-vjeçare nga një sëmundje e rëndë. Në dhjetor ai u shtrua në spitalin në qytetin e Udines ku ishte operuar.
Pas disa kohësh në shtëpi, gjendja e tij u përkeqësua ditët e fundit duke çuar në vdekjen e tij. Ai la pas katër fëmijë. Vetëm pak muaj më parë, tetorin e kaluar, ish-presidenti i klubit të njohur italian kishte humbur djalin e tij 22-vjeçar Armandon nga një sëmundje e papritur, i gjetur i pajetë në shtëpinë e tij në Londër, ku ai studionte.
Maurico Zamparini shënoi histori në mënyrë sensacionale futbollin në Palermo. Ai ishte president për vitet më të mira të Palermos, të blera nga Franko Sensi në vitin 2002, por edhe sezonet e fundit të trazuara.