“Mund të kisha vdekur atë ditë”/ Flet arbitri i skandalit, përfundoi ndeshjen 5 minuta para: Zoti më tha…

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Javë më parë, Janny Sikazwe, u bë protagonist pasi vërshëlleu përfundimin e ndeshjes 5 minuta para kohe në përballjen mes Tunizisë dhe Malit.

Kjo ndodhi në ndeshjen zyrtare të Kupës së Afrikës, duke bërë bujë në të gjithë botën.

“Bënte shumë nxehtë atë ditë, lagështia ishte mbi 85% dhe që në momentin e nxehjes e kam kuptuar se do të ishte shumë e vështirë. Pija ujë për t’u freskuar, por ishte si të mos e kisha bërë. Në fund të pjesës së parë kemi pushuar dhe kemi pirë, por gjatë së dytës nuk ndieja asgjë, më flisnin dhe nuk kuptoja se çfarë thonin”, ka thënë Sikazwe.

“Një ditë më pas më kanë dërguar në spital. Unë thoja se isha mirë, por kanë këmbëngulur: më kanë bërë një elektrokardiogram për të parë si reagonte zemra ime ndaj sforcimit fizik dhe më kanë bërë edhe disa analiza gjaku. Rezultatet kanë qenë brenda normave”.

Një goditje në kokë nga dielli që mund të kishte qenë fatale. “Kam rrezikuar të kthehesha në Zambia në një arkivol. Njerëzit më kanë kritikuar shumë, por gjithçka ka ardhur nga i nxehti i madh. Më kanë pyetur se kush më tha ta mbyllja para kohe ndeshjen: unë mendoj se ka qenë Zoti”, ka thënë arbitri.

“Në harkun e pesë minutave mund të kisha përfunduar në koma. Nuk është e lehtë të shikosh gjithçka që është thënë për mua, por kjo është jeta. Ka qenë një situatë që nuk e kisha jetuar kurrë. Kam mbetur i zhgënjyer, por jam i pari që jam mërzitur për atë që ka ndodhur. Dhe nuk dua ta rishikoj ndeshjen”.

Të fundit

Kokrra e fasules i bllokon rrugët e frymëmarrjes, i mituri në gjendje të rëndë

Një fëmijë nga Korça mosha e të cilit akoma nuk dihet, ka gëlltitur një fasule dhe fatkeqësisht fasulja i...

Zelenskyy i kundërpërgjigjet Hungarisë

Në përplasjen e fundit diplomatike midis Kievit dhe Budapestit, Presidenti Volodymyr Zelenskyy ka akuzuar Hungarinë për "ndryshimin e fajit" për luftën ndaj Ukrainës. Sipas mediave...

Shorti i Champions League, përballje plot emocion që në raundin e parë

Është hedhur këtë të enjte në Monaco të Francës shorti për fazën e grupeve për kompeticionin më të ndjekur të futbollit në klube, atë...

Aksident në Ballsh, makina përplas të miturën

Një 7 vjeçare ka mbetur e plagosur rëndë në një aksident rrugor në qytetin e Ballshit. Sipas të dhënave paraprake, automjeti me drejtues shtetasin S....

Tifozët e Jagiellonias mbërrijnë në Tiranë, fotoja e parë e huliganëve polak

Dinamo do të presë sot Jagiellonian në stadiumin “Air Albania”. Do të duhet një mrekulli përballë polakëve, pasi takimi i parë në transfertë u...

Lajme të tjera

Web TV