“Skifterat” shqiptarë vjedhin për të dytën herë shtëpinë e Karim Benzema në Madrid

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

“Vijnë nga vendet e Europës Lindore. Kalojnë disa kohë në Spanjë duke udhëtuar në pjesë të ndryshme të vendit dhe pastaj rikthehen në atdhe deri në verën tjetër”.

Kështu e nis “La Razon” shkrimin për bandat shqiptare që grabisin shtëpitë e njerëzve të pasur në Spanjë. Dhe viktima e fundit e tyre dyshohet se ishte Karim Benzema.

Në 24 janar bëri bujë lajmi se sulmuesit të Realit të Madridit i ishte vjedhur shtëpia gjatë kohës që ai luante kundër Elches në “Bernabeu”. Dhe policia spanjolle ka dyshime të forta se autorët e saj janë një bandë shqiptarësh të famshëm për grabitjet e shtëpive të të pasurve.

Autoritetet kanë dhënë detaje se ngjarja ka ndodhur mes orës 15:00-19:00 të së dielës së shkuar, në momentin kur sulmuesi francez ishte duke luajtur me skuadrën e tij kundër Elches.

Sipas burimeve të policisë, pavarësisht se alarmi ishte aktivizuar, në momentin që pronarët mbërritën në shtëpi, grabitësit ishin larguar. Ata kishin hyrë përmes kopshtit të shtëpisë, e cila ndodhet në zonën rezidenciale të San Sebastian de Los Rejes dhe hynë përmes pishinës.

Policia ka arritur të gjejë gjurmë gjaku në pishinë, e cila mendohet se është e një prej grabitësve. Benzema nuk ka bërë një denoncim ende për sendet e vjedhura.

Kjo, sipas burimeve, sepse mund të jenë vjedhur shifra të mëdha parash kesh dhe në këtë rast nuk i leverdis që të bëhet edhe vetë objekt hetimi nga autoritetet fiskale.

Kjo është hera e dytë që vidhet shtëpia e Benzemasë në Madrid. Për herë të parë ndodhi në shkurt 2019, sërish gjatë një ndeshjeje në “Bernabeu”. Nuk dihet ende nëse bëhet fjalë për të njëjtën bandë. Por, edhe atëherë bëhej fjalë për një bandë shqiptarësh prej 5 personash, 4 shqiptarë dhe një spanjoll.

Të fundit

Udhëzuesi i BE: Krijoni një plan për luftëra, pandemi dhe kriza energjetike

Bashkimi Evropian po hyn në një epokë të re të përgatitjes për kriza, duke njoftuar për herë të parë...

PSG kryevepër, fiton 4-0 me Real Madridin, në finale e pret Chelsea

PSG fitoi 4-0 ndaj Real Madrid në gjysmëfinalen e Botërorit të klubeve në SHBA. Në finale e pret Chelsea, në një stadium ku do...

Vdekja e të riut në Lipjan, një muaj paraburgim për 5 policët

Gjykata Themelore e Prishtinës, dega në Lipjan, ka vendosur masën e paraburgimit prej një muaji ndaj rreshterit Ibrahim Nela dhe efektivëve policorë Albian Retkoceri,...

Fier, dhunoi për vdekje 80-vjeçarin pasi nuk i dha birra, dënohet me 12 vite burg

Me 12 vite burg është dënuar Ilir Nukaj, pasi dhunoi për vdekje 80-vjeçarin Namik Rustemi në tetor të vitit 2024 në Fier, sepse...

Aksident në Urën e Dajlanit, makina përplaset me mjetin e parkuar

Një aksident ndodhi mbrëmjen e së mërkurës Urën e Dajlanit, pranë stacionit të trenit, në Durrës. Një automjet në lëvizje u përplas me një tjetër...

Lajme të tjera

Web TV