Lajm i fundit/ Makina përplas për vdekje 4-vjeçarin në Berat

Një fëmijë 4 vjeç ka humbur jetën në një aksident pasditen e sotme në Berat.

Aksidenti ndodhi rreth orës 14:00 në fshatin Samaticë, ku shtetasi R.Gj., 46 vjeç, duke drejtuar automjetin ka aksidentuar shtetasin G.O., 4 vjeç, i cili për pasojë ka ndërruar jetë.

Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në ambientet e Komisariatit të Policisë Berat, për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.