Rama: Nafta është rritur kudo, rrogat nuk i rrisim dot sa doni ju se falimentojmë si Sudja

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Teksa çmimi i naftës, benzinës dhe gazit janë rritur sërisht dy ditët e fundit kjo ka sjellë edhe rritjen e pakënaqësisë te banorët ku i kanë komentuar kryeministrit që me rritjen e tyre duhet të rriten edhe rrogat. Rama i është përgjigjur një komentuesi në rrjetet sociale, duke thënë se kjo rritje është në të gjithë botën dhe se qeveria shqiptare po bën të pamundurën që kjo të mos reflektohet në rritjen e çmimit të energjisë për familjarët dhe biznesin e vogël.

“Rritja e çmimeve është një problem i përgjithshëm sot, mjafton te shihni Kosovën për te mos shkuar me larg, ndërkohe qe siç kam premtuar ne po mbajmë me shume kosto për buxhetin, mburojën mbi çmimin e energjisë për konsumatorët familjare e biznesin e vogël, qe kudo ka kërcyer e po kërcen lart”, tha Rama.

Ndërkohë në lidhje me rritjen e rrogave, Rama tha se ato nuk mund të rriten sipas dëshirës pasi do të sillte falimentimin si në kohën e Sudes.

“Sa për rrogat ato janë rritur e do vazhdojnë të rriten, por rritja e rrogave nuk behet sipas dëshirës sonë, pasi unë i pari do doja t’i rrisja menjëherë te gjitha, por çdo rritje jashtë mundësive, do te thotë falimentim total ne pak muaj si ne kohen e Sudes, prandaj duhet pune e durim, për t’u ngjitur me këmbë ne toke s’ka asnjë rruge tjetër te sigurte”, përgjigjet Rama.

Dy ditët e fundit, çmimi i naftës është rritur ndjeshëm, duke shkuar 200 lekë, aq sa nuk e ka asnjë vend tjetër në Europë.

Të fundit

35-vjeçari mbyt ish-të dashurën, e fut trupin në bagazh dhe e hedh në një lumë me piranja

Rasti i vrasjes që doli në dritë në Brazil po shkakton tronditje dhe tmerr, me autorin e krimit një...

BE ka frikë nga Trump: Duam marrëveshje

Disa vende të Bashkimit Europian kanë sinjalizuar se duan të arrijnë një marrëveshje të shpejtë me SHBA-në për të shmangur kërcënimin e Donald Trump...

Ka vetëm një rrugë për shpëtimin e PD, ekspertët japin zgjidhjen

BIRN - Në peizazhin aktual politik paszgjedhor në Shqipërisë, BIRN shqyrton pse, pas një tjetër humbjeje shkatërruese, Partia Demokratike rrezikon të humbasë rëndësinë nëse...

Paralajmërimi nga bota: epidemitë rikthehen për shkak të rënies së vaksinimit

Komuniteti global po përballet me një krizë serioze të shëndetit publik, pasi sëmundjet që konsideroheshin pothuajse të zhdukura po rishfaqen dhe po kërcënojnë jetën...

Çmimet e larta të biletave, reagon Duka: Është rritur ekonomia, edhe kombëtarja

Presidenti i Federatës së Futbollit, Armand Duka, në një intervistë për RTSH me gazetarin Kristo Thoma, ka trajtuar çështje të ndryshme që lidhen me...

Lajme të tjera

Web TV