“Nga Maluma, Rita Ora e Dua Lipa”, Veliaj zbulon aktivitetet që pritet të organizohen në Tiranë si kryeqyteti Europian i Rinisë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka zbuluar disa nga aktivitetet që pritet të zhvillohen në Tiranë.

“ U preka shumë, sepse kur të kap ai vrulli i punës, ti je i fokusuar te 100 detaje, edhe është sikur po bën një katedrale të madhe, dhe kur e shef që ka mbaruar gjithë ajo punë, gjithë ai mund, tre vite përgatitje, edhe kur lexoja “Financial Times’, ‘ The Guardian’, që shkruajnë Tirana kryeqyteti i Rinisë thoja tani është prej vërteti. Dhe ishte një mënyrë për të festuar, por edhe për të pritur delegacione nga vende të BE, delegacione shtetesh dhe qytetesh. Kush prej nesh ka dalë jashtë e ka vuajtur atë imazhin, ndonjëherë jo perfekt që ne kemi jashtë. Disa mbajnë mend gomonet, disa ’97 apo ’98 apo edhe zjarrin që i vënë Tiranës, për një aferë politike.

Unë besoj se është mundësi, nuk e di a do ia arrijmë, por duhet të përpiqemi ta bëjmë. Është një mundësi të tregojmë më të mirën tonë, jo për të thënë se jemi perfekt ne kemi plot anomali. Kur e krahasoj me kur e filluam, Tirana ishte 200 mijë banorë, si kryeqyteti i Koresë së Veriut, dhe ku kemi mbërritur sot që kemi një titull, kryeqyteti europian i rinisë, jepen dy tituj në vit, një është kryeqyteti europian, një kryeqyteti i kulturës, dhe fakti që këtë titull e ka pas Torino, Amsterdami pas nesh e merr Gent, në Belgjikë, pra qytete shumë herë më të forta se ne, të jesh në këtë listë është një krenari shumë e madh. Shpresoj fort ta shfrytëzojmë si mundësi, për të treguar një kartolinë jo perfekte të Shqipërisë, por autentike. Dhe që Tirana ka energji, në Tiranë hahet mirë dhe ka motin e bukur, njerëz janë të hapur, bashkëjetojmë mes feve, ka shtetësi e nacionalitete që jetojnë në Tiranë, them hajde të mendojmë pozitivisht.

Lexo edhe :  Punonjësit shqiptarë më të stresuarit në Ballkanin Perëndimor

“Aktivitetet janë ndarë në 8 fusha të ndryshme. Kemi Malumën që do vijë më 14 mars. Është vetëm Tirana në turin e vet ballkanik, presim shumë edhe nga Kosova, dhe nga Maqedonia Mali i Zi, Itali Greqia. Rita Ora do që në fillim të verës të bëjë ajo një koncert të madh, po shohim 9 majin ose një datë në qershor. Dua Lipa po shohim për festat e Çlirimit, do kemi finale të mëdha siç është finalja e UEFA-s për Ligën e Konferencës, ndërkohë që disa aktivitete mund të jenë në nivel mikro, në nivel gjimnazi. Mund të jetë, klubi i shahut të Petro Ninit, apo klubi ambjentalist i Samiut, kështu që duam të kemi edhe një demokratizim të këtyre aktiviteteve. I vetmi kusht është të jetë gjithmonë një bashkëpunim me të ngjashmit në Europë.” u shpreh Veliaj, ndërsa theksoi se ky është vërtet një moment krenarie./Balkanweb.

Të fundit

Balkan Insight: Ende asnjë shpjegim zyrtar mbi fatin e emigrantëve të zhdukur në Gjadër

Një deputete italiane e opozitës po kërkon sqarime pasi 16 nga 41 migrantët e transferuar në Shqipëri dy...

Lapaj: 12 majin kthejeni në ditën e shpresës, mos e bëni ditën e ‘ikjes së madhe’

Drejtuesi i koalicionit “Nisma-Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj, gjatë një takimi elektoral të zhvilluar mbrëmjen e sotme me qytetarët e Tiranës në zonën e Xhamllikut,...

Agron Shehaj: Po rritemi në sondazhe sepse jemi të vërtetë, nuk premtojmë qiqra në hell

Sipas sondazheve të fundit, Partia ‘Mundësia’ e drejtuar nga Agron Shehaj është forcë e tretë në Shqipëri, duke rrëzuar paragjykimet se partitë e reja...

Fushata zgjedhore, premtimi i Ramës në Roskovec: Paga minimale do të jetë 650 euro

Kryeministri Edi Rama zhvilloi pasditen e kësaj të martë një takim nga Roskoveci në kuadër të fushatës elektorale për zgjedhjet 2025. Gjatë fjalimit të...

Rregullorja e Eurovision 2025/ Artistëve u ndalohet të mbajnë flamuj LGBTQ+ në skenë

Sipas një politike të re të Eurovisionit për vitin 2025, artistët dhe delegacionet e tyre do të mbajnë vetëm flamurin zyrtar të vendit të...

Lajme të tjera

Web TV