Camilla do të jetë mbretëreshë/ Elizabeth II mesazh në Jubileun e Platintë për gruan e dytë të princit Charles, ja si do të quhet

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Mbretëresha e Britanisë Elizabeth II ka përdorur momentin historik të jubileut të saj të Platintë për të ripërcaktuar të ardhmen e monarkisë, duke bërë thirrje që Dukesha e Cornwall-it të njihet si Mbretëresha Camilla kur Charles të bëhet Mbret.

Kur Charles u martua me Camilla-n në 2005, çifti njoftoi se ajo synonte të njihej si “Princesha Consort” pavarësisht se kishte të drejtë për titullin e Mbretëreshës. Ajo u pa si një njohje e ndjeshmërisë rreth një titulli që ishte i destinuar për gruan e parë të Charles, Dianën.

Është e njëjta arsye pse Camilla nuk e përdor titullin e Princeshës së Uellsit.

Pritej që Mbretëresha të konsultohej me trashëgimtarët e saj të drejtpërdrejtë Charles dhe William përpara se të bënte një njoftim kaq të rëndësishëm për titujt, gjë që sugjeron se ata të dy ranë dakord dhe mendonin se publiku britanik është gati të pranojë Camilla-n si Mbretëreshë.

 

 

Monarkja 95-vjeçare shpalosi vizionin e saj për tranzicionin e institucionit në një mesazh të jashtëzakonshëm të dhënë në 70-vjetorin e ngjitjes së saj në fron.

“Unë do të doja të shprehja falënderimet e mia për të gjithë ju, për mbështetjen tuaj. Unë mbetem përjetësisht mirënjohëse dhe e përulur për besnikërinë dhe dashurinë që vazhdoni të më jepni”, tha Mbretëresha.

“Dhe kur, në kohën e caktuar, djali im Charles të bëhet Mbret, unë e di që ju do t’i jepni atij dhe gruas së tij Camilla të njëjtën mbështetje që më keni dhënë mua; dhe është dëshira ime e sinqertë që, kur të vijë ajo kohë, Camilla të njihet si Mbretëresha Consort (bashkëshorte, shoqëruese) teksa ajo vazhdon shërbimin e saj besnik”.

Është një ndërhyrje jashtëzakonisht domethënëse nga monarkja, e cila është i vetmi person që mund të përcaktojë titujt mbretërorë.

Camilla u bë diçka si ‘një e keqe publike’ pas prishjes së bashkimit të Charles dhe Dianës në mesin e viteve ’90.

Gjatë gjithë mbretërimit të saj, Elizabeth ka përdorur shpesh momente historike për të riafirmuar përkushtimin e saj ndaj detyrave të saj, dhe e bëri këtë edhe një herë në mesazhin e saj të shtunën, pavarësisht faktit se ajo është afër ditëlindjes së saj të 96-të.

“Ndërsa shënojmë këtë përvjetor, më jep kënaqësinë t’ju rinovoj zotimin që dhashë në 1947 se jeta ime do t’i kushtohet gjithmonë shërbimit ndaj jush”, tha ajo.

Mbretëresha shprehu gjithashtu “një ndjenjë shprese dhe optimizmi” për vitin e ardhshëm, përpara se të përcillte mirënjohjen për familjen e saj për mbështetjen e tyre dhe për të nderuar bashkëshortin e saj të ndjerë, Dukën e Edinburgut.

Lexo edhe :  Cila do të jetë marrëveshja Trump-Putin në Alaskë?

“Unë isha e bekuar që tek Princi Philip kisha një partner të gatshëm për të kryer rolin e bashkëshortit dhe pa egoizëm të bënte sakrificat që eshoqëronin. Është një rol që pashë nënën time të luante gjatë mbretërimit të babait tim”, rrëfeu ajo, shkruan CNN.

Monarkja e përfundoi mesazhin e saj duke përsëritur se ajo mezi priste “të vazhdojë t’ju shërbej me gjithë zemër” dhe ndau shpresën e saj se jubileu i saj do të ofronte një mundësi që njerëzit të mblidheshin së bashku pas vështirësive të viteve të fundit.

Tradicionalisht, Mbretëresha shënon ditën e saj në vendstrehimin e saj në fshat në Sandringham në Norfolk, rreth 100 milje në veri të Londrës. Është një shans për të që të reflektojë mbi vdekjen e babait të saj larg shkëlqimit të publikut. Në përputhje me vitet e mëparshme, të dielën nuk priten angazhime publike.

Kombi do të ketë mundësinë të nderojë mbretërimin historik të monarkes në një seri festash me tematikë jubilare që do të zhvillohen gjatë gjithë vitit, duke kulmuar me një festë publike katër-ditore në qershor.

Gjatë fundjavës së gjatë, fenerët do të ndizen në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar; Buckingham Palace do të presë një koncert muzikor; festat në rrugë po inkurajohen.

Sidoqoftë, Mbretëresha organizoi një pritje speciale më herët të shtunën për disa anëtarë të komunitetit Sandringham në prag të jubileut të saj të Platintë.

Ajo mirëpriti pensionistët dhe përfaqësuesit e disa organizatave bamirëse lokale në sallën e Shtëpisë Sandringham për të festuar momentin historik të saj me tortë.

Një nga të pranishmit ishte ish-studentja e kuzhinës Angela Wood, e cila ndihmoi në zhvillimin e një recete të lidhur thelbësisht me fillimin e mbretërimit të saj- Pula e Kurorëzimit, një pjatë me pulë të ftohtë në një salcë kremi me kerri të shërbyer me një sallatë anësore.

Mbretëresha dukej se ishte në humor të mirë gjatë festimeve, sipas agjencisë britanike të lajmeve PA Media. Ajo mbante një shkop druri dhe çantën e saj të zezë, e cila ishte e njohur, ndërsa bënte rrugën nëpër dhomë, duke bërë shaka dhe duke qeshur me të ftuarit.

Ishte mbledhja më e madhe në të cilën ka marrë pjesë sovranja që nga tetori, kur ajo organizoi një pritje për të shënuar Samitin Global të Investimeve në Kështjellën Windsor.

Të fundit

Surpriza e samitit/ Çfarë është “Bisha” që bashkoi Trump dhe Putin

Është jashtëzakonisht e pazakontë të shohësh udhëheqësit e dy superfuqive duke udhëtuar në të njëjtën limuzinë. Kur Trump dhe Putin...

Horoskopi ditor, 16 Gusht 2025

Dashi Drita jeshile do ndizet gjate kësaj dite dhe marrëdhënia ne çift do jete akoma me harmonike se me pare. Do ia kaloni mjaft mire...

Trazirat e vitit 1929 në Palestinë – Kur tensionet shpërthyen në dhunë

Viti 1929 shënoi një nga periudhat më të përgjakshme në historinë e Mandatit Britanik të Palestinës. Në një klimë të ndezur nga tensionet fetare,...

Pse rusët kanë fituar gjithmonë në samite?

Nga Federico Rampini, Corriere della Sera Historia është një shenjë e keqe, vetëm disa orë para samitit të Alaskës. Pavarësisht nga të gjitha veçoritë e...

Ky është i burgosuri që minutat e fundit të jetës foli veç për një poezi…

Poshtë nënkresës, në spitalin e burgut, Mirash Ivanaj mbante një poezi që ia kishte dhënë dikush dhe që ai donte të shihte dritën e botimit. Një prej...

Lajme të tjera

Web TV