Dëmton shëndetin e njerëzve/ Turkmenistani dëshiron të mbyllë Portën e Ferrit (Video)

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Porta e Ferrit : një emër i tillë duhet të mjaftojë që të kuptoni se po flasim për një vend të jashtëzakonshëm. Ndodhet në Turkmenistan dhe ndryshe e quajmë “krateri i gazit Darvaza”. Ai është i njohur në të gjithë botën me atë pseudonimin ‘djallëzor’ sepse është një vrimë në tokë që ka djegur vazhdimisht gaz metan, për të paktën 50 vjet.

50 vjet zjarr. Ka dëshmi kontradiktore në lidhje me formimin e Portës së Ferrit . Versioni më i përhapur gjurmon fillimin e zjarrit në vitin 1971: gjatë një fushate gërmimi në shkretëtirën Karakum për të nxjerrë gazin natyror që qëndron nën sipërfaqe, një nga platformat sovjetike të angazhuara në shpime u shemb në tokë, duke hapur një vrimë gjigante. Për të ndaluar rrjedhjen e metanit nga nëntoka, sovjetikët vunë zjarrin, duke shpresuar të digjnin të gjithë gazin në një kohë të shkurtër.

Pesëdhjetë vjet më vonë zjarri ende digjet. Ka edhe nga ata si eksploruesi George Kouronis që  argumentojnë se se krateri ekziston që nga vitet 1970 dhe se vetëm në vitet 1980 u vendos që t’i vihej flaka. Sido që të jenë datat e sakta, rezultati është i njëjtë: për të paktën gjysmë shekulli metani që vjen nga nëntoka është djegur dhe shndërruar në CO2 , i cili më pas përfundon në atmosferë.

SI FIKET? Kjo është arsyeja pse Berdymukhamedov ka deklaruar se dëshiron ta shuajë zjarrin përgjithmonë, duke shpjeguar se ai shkakton probleme shëndetësore për popullsinë vendase, si dhe është një humbje e gazit të çmuar. Problemi është se presidenti i Turkmenistanit nuk ka shpallur një plan veprimi, por është kufizuar në thirrjen e “ekspertëve” për të gjetur një mënyrë për të shuar flakët.

Të fundit

Gjermani! 37-vjeçari vret gruan, merr foshnjën dhe vetëvritet

Një 37-vjeçar gjerman kreu vetëvrasje me foshnjën e tij 3-muajshe duke e përplasur makinën drejt në një makinë tjetër,...

OKB dënon vrasjen e 5 gazetarëve të Al Jazeera në Gaza

Sulmi ajror izraelit në Gaza që vrau pesë gazetarë të rrjetit të Al Jazeera dhe një gazetar tjetër të pavarur është dënuar ashpër nga...

“Kodi i ri Penal do të rrisë stokun e dosjeve nëpër gjykata”

Kreu i Dhomës së Avokatisë në Durrës, Lorval Petani, ka komentuar në studion e Syri Tv ndryshimet në Kodin e ri Penal. Petani u...

Bisedat në SKY fundosën grupin, Balla blinte te Çela

Nga nisja e kokainës prej vendeve të Amerikës Latine, te vështirësia për të transportuar shumat e mëdha të parave e deri te nofkat që...

Zjarr në ‘Kombinat’, flakët duken edhe nga qendra e Tiranës

Një tjetër vatër zjarri është aktivizuar këtë të hënë në Tiranë. Zjarri ka rënë në zonën e Kombinatit në kryeqytet. Flakët janë aktivizuar gjatë ditës,...

Lajme të tjera

Web TV