Arma me të cilën u qëllua për vdekje 19-vjeçari Alkis Kampanos në Selanik të marëtën në mëngjes është gjetur nga policia greke.
Në armën e ftohtë, kosë e kuqe, që u gjet nga autoritetet u vunë re shenja gjaku që rezultuan se i përkisnin të riut.
Kjo armë është përdorur dhe në incidente të tjera nga grupi i ultrasve “Bicepsi i Veriut”. Materiali në fjalë është i prodhur në Japoni dhe ka gjatësi 35 cm, ndërsa tehu është i gjerë më shumë se 15 cm.
Gjyshi i viktimës deklaroi pas krimit se një prerje të tillë nuk mund të kryente as dhe një kirurg.
Pas ndeshjes së kampionatit helen të futbollit AEK-PAOK, Alkis Kampanos u sulmua me dy miqtë e tij nga një grup huliganësh të PAOK-ut.
Autori i vrasjes u identifikua një 23-vjeçar shqiptar me emrin Afksendos Çarçiu, pjesë e ultrasve të PAOK-ut të quajtuir “Bicepsi i Veriut”.
Ai rrahu dhe goditi për vdekjen viktimën me kosë. Identifikimi i tij u bë i mundur nga kamerat e sigurisë përreth zonës së Charilou.