Merrni masat në orën 19:00! Moti i keq përfshin vendin

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Moti i keq ka goditur ditën e sotme vendin tonë ku kjo javë ka filluar me reshje të dendura shiu dhe erë të fortë, e cila shkaktoi dhe dallgë deri në 8 ballë.

Intensiteti i reshjeve pritet të shtohet gjatë orëve të pasdites për të arritur kulmin rreth orës 19:00, ku pritet që të përfshihet i gjithë vendi nga reshje të dendura, të cilat do të arrijnë deri në 15 mm.

Ndërkohë që në zonat qendrore dhe në perëndim të vendit bie shi, në zonat veri-lindore dhe jug-lindore pritet prezencë e reshjeve të dëborës.

Ndërsa sa i përket vlerave termike, mëngjesi i sotëm ka pasur rritje, duke bërë që temperaturat të jenë jo më shumë se -2 gradë në zonat malore dhe 14 gradë ngjitet termometri gjatë orëve të mesditës.

Të fundit

Perez nis planet për 2026: “prenoton” një yll nga PSG dhe një nga Liverpool

Real Madrid ka plane të mëdha për merkaton e vitit të ardhshëm. Florentino Perez ka piketuar që tani lojtarët...

Daljet nga Shqipëria rriten me 9.6%, shtohen turistët

Në kulmin e sezonit turistik, Shqipëria regjistron një tjetër muaj me rritje të lartë të qarkullimit të shtetasve brenda dhe jashtë vendit. Të dhënat...

Rriten tensionet në Lindjen e Mesme

Sulme ajrore izraelite kanë goditur kryeqytetin jemenas, Sana të dielën, më 24 gusht, raportuan mediat lokale. Këto sulme vijnë vetëm disa ditë pasi rebelët jemenas,...

Të mori “Zonja e Zezë”, o mik i mirë Artur Zheji!

Idashur Zheji, Dje vendose të largohesh… pa një fjalë, pa një përqafim, pa një “mirupafshim” të thjeshtë siç e bënim gjithmonë me përplasjen e kokave...

Tottenham ofron 50 mln euro për yllin Serie A, por… duhen 70 mln euro

Tottenham e ka nisur shumë mirë sezonin e ri në Premier League. Ekipi i drejtuar nga Thomas Frank ka marrë dy fitore në dy...

Lajme të tjera

Web TV