‘Ankohesh e viktimizohesh gjithë kohës’/ Balina-Einxhelit: Përmende Borën për të sulmuar Donaldin

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një debat ka lindur mes Einxhel Shkirës dhe opinionistes Balina Bodinaku, pas një komenti të kësaj të fundit, teksa u shpreh se të gjithë konkurrentët brenda shtëpisë, veç Donaldit, do e donin Beniadën jashtë, pasi e shohin si një konkurrente të fortë!

Einxhel u shpreh në studio se disa herë rresht, analizat e Balinës nuk përkojnë me gjendjen e saj aktuale, duke sjellë në vëmendje edhe ‘akuzat’ për feminizëm!

Opinionistja solli në vëmendje edhe një herë debatin mes Donaldit dhe Einxhel, ndërsa kjo e fundit sipas Balinës përmendi edhe emra të tjerë jashtë shtëpisë si një sulm për aktorin!

Pjesë nga debati:

Einxhel: Janë bërë disa puntata që marr disa analiza që nuk më përkojnë fare me gjendjen aktuale, emocionale, ose arsyet e mia këtu brenda dhe më kanë rënduar vazhdimisht. Stepem sepse më është dukur vetja si gogol sepse çdo lëvizje e kam diçka gati, janë një lumë gjërash, direkt e sulmuar dhe them pse çdo gjë që bëj është e gabuar. Në këtë situatë që ndodhem brenda që të më akuzosh si feministe.

Balina: Nuk është e vërtetë që unë nuk kam thënë asnjë fjalë të mirë, të kam mbështetur shumë herë, të kam cilësuar si lojtare të fortë dhe inteligjente, kam qenë e vetmja që kam thënë se Einxhel është me ndjeshme, e kam mbështetur në debatin me Donaldin që i thash të mos iu kërkojë llogari, edhe shumë raste të tjera! Nuk shkon imazhi i vajzës së fortë që ti ke dhe do të transmetosh me vajzën që ankohet gjithë kohës dhe viktimizohet gjithë kohës.

Është mirë të mbash mend gjërat e mira që janë thënë për ty! Ju mbani mend vetëm kritikat! Kam vetëm një peng, në një moment të caktuar, për hir të dinamikave dhe debateve, nuk i kam dhënë vëmendjen e mjaftueshme në momentin kur je quajtur ordinere nga Iliri dhe të ka thënë të masakroj. Quajta gjuhën tënde seksiste, u kufizova ekstremisht çfarë mund të thoja dhe thash njërat nga gjërat që dua të ndaloj është fjalët seksiste, kam thënë të dyja fjalët identike për të dy. Einxhel në këtë shtëpi hyri me një kauzë, si një grua e pavarur që do të angazhohet për të fuqizuar gratë e tjera. Ti nga dhoma e rrëfimit fole si një seksiste duke thënë që ti njihesh prej partnerit tënd. Ti i përdore disa gra të tjera jashtë shtëpisë në instrumenta si një sulm ndaj Donaldit, ti u shprehe se ty nuk të plas për faktin që i kishe futur këto gra në shtëpi!

Lexo edhe :  “Të ka dalë emri që u bën qejfin të burgosurve”, Efi reagon pas akuzave

Einxhel: Nuk ka qenë asgjë seksiste përpos një fakti që unë e di ashtu, se nuk i hoqa vlerat si burrë unë. Nuk fola për një burrë që e njoh prej gruas!

Të fundit

Ambasada Amerikane ka një mesazh për qytetarët shqiptarë

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë ka publikuar një mesazh të rëndësishme për të gjithë qytetarët shqiptarë që...

Trafik armësh nga Shqipëria drejt Mbretërisë së Bashkuar?

Prokuroria e Posaçme ka dërguar për gjykim anëtarët e një grupi të strukturuar kriminal, të cilët akuzohen për trafik armësh nga Shqipëria drejt Mbretërisë...

“Buka”, GJKKO kalon në gjyq themeli dosjen në ngarkim të Ahmetajt

Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) ka pranuar kërkesën e SPAK dhe ka kaluar për gjykim themeli dosjen "Buka" në...

Konflikt te Barcelona, diskutohet shiriti i kapitenit

“Grada” si kapiten, që mban Marc ter Stegen nga sezoni i kaluar, mund t’i ndryshohet. Te Barcelona duan t’ia heqin shiritin portierit gjerman. Sipas...

Ministria e Mbrojtjes urdhëron evakuimin e 3 fshatrave në Delvinë

Ministria e Mbrojtjes, përmes strukturave të Mbrojtjes Civile, ka urdhëruar evakuimin e menjëhershëm të banorëve në fshatrat Palavli, Vergo dhe Kopaçëz, në Bashkinë Delvinë,...

Lajme të tjera

Web TV