DETAJE/ Vrau gruan me thikë në zemër, ja çfarë deklaroi në polici 56-vjeçari

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Fier, ku një grua fillimisht u raportuar si e vetëvrarë dhe më pas u identifikuar se është vrarë nga bashkëshorti i saj, 56-vjeçar.

Menjëherë pas ngjarjes së rëndë mësohet se fillimisht Petrit Mamaj, lajmëroi vëllain e tij efektiv policie se gruaja e tij kishte kryer vetëvrasje, por pas ekspertizës, është zbuluar se ajo ishte vrarë dhe gjuajtja fatale ishte një goditje me thikë në zemër.

Më pas e ka qëlluar edhe disa herë të tjera. Autori ka pranuar në polici se e ka kryer ai krimin, teksa ka deklaruar gjithashtu se e ka bërë ngjarjen e rëndë për xhelozi.

‘Po unë e vrava, e bëra për xhelozi’ mësohet të ketë thënë ai para policisë.

Njoftimi i plotë:

Pas një pune hetimore në bashkëpunim me Prokurorinë Fier, Policia arreston shtetasin P. M.,si autor i dyshuar i vrasjes së bashkëshortes së tij. Pas njoftimit të marrë në sallën operative se në lagjen “Sheq i Madh”, Fier, në banesën e saj një shtetase është vetëvrarë, menjëherë është ngritur grupi hetimor dhe në bashkëpunim me Prokurorinë Fier kanë vijuar punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes. Nga provat e grumbulluara, deklarimet e marra, këqyrjes së trupit të viktimës nga eksperti mjeko-ligjor dhe veprimet e mëtejshme hetimore të kryera nga grupi hetimor në bashkëpunim me Prokurorisë Fier, rezulton se shtetasi P. M., bashkëshorti i viktimës, për motive të dobëta ka goditur me thikë shtetasen V. M., e cila për pasojë ka gjetur vdekjen.

Në bazë të hetimeve të thelluara, i vendosur përballë provave të administruara, shtetasi P. M., ka pranuar autorësinë dhe motivin e ngjarjes. Në vijim të veprimeve, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier arrestuan në flagrancë për veprën penale “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese”, shtetasin P. M., 56 vjeç. U sekuestrua në cilësinë e provës materiale mjeti prerës(thikë), me të cilën dyshohet se autori ka kryer vrasjen. Materialet do i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprime të mëtejshme procedurale.

Të fundit

Zbulohet klauzola speciale, Bayern humb blerjen më të mirë të vitit në 2026?

Michael Olise është blerja më e mirë e 5 viteve të fundit te Bayern. I transferuar për 51 mln...

Deputeti demokrat: PD ka nevojë për reformë të thellë

Deputeti demokrat, Kreshnik Çollaku, ka kritikuar opozitën në studion e "News 24" duke thënë se në këtë gjendje që ndodhet nuk mund të fitojnë...

Virozat sjellin fluks të lartë në urgjenca

Së fundmi, urgjencat dhe mjekët e familjes po përballen me një fluks të lartë qytetarësh të prekur nga gastroenteritet ose inflamacionet me karakter viral. Shumë...

Në kërkim nga policia shqiptare, Rezart Taçi dënohet me burg në Zvicër

Biznesmeni shqiptar Rezart Taçi është dënuar me 30 muaj burgim nga një gjykatë në Zvicër për mashtrime financiare në lidhje me tregtinë e naftës....

Barcelona vendos çmimin për yllin e ekipit: kushton 70 mln euro

Barcelona thuhet se ka vendosur një çmim prej 70 milionë eurosh për Fermin Lopez. Spanjolli është një nga objektivat e Chelsea-t dhe është përfolur për...

Lajme të tjera

Web TV