Vrasja që tronditi Selanikun, shqiptari mohon përfshirjen: Nuk e kreva unë krimin!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Mediat në Greqi kanë publikuar detaje të tjera nga dëshmia e 23-vjeçarit shqiptar të arrestuar ditën e djeshme për vrasjen e Alkis Kampanos. Sipas raportimeve, ai e ka pranuar se ishte i pranishëm kur ndodhi sulmi, por e ka mohuar që të ketë pasur gisht ai vetë në vrasje. Sipas tij, autori është 21-vjeçari grek G.K.

I riu citohet të ketë thënë: Pas një farë kohe u kthyem të gjithë në zyrat e Shoqatës në Germanos të Patrës së Vjetër. Aty mbërritën personat e tjerë që hipnin në dy makinat e tjera, mes tyre edhe GK, i cili para të gjithëve tha në mënyrë karakteristike: “Bëra shumë… Aty e harrova kosën”. “Kurrë nuk e kam menduar se një incident i tillë do të kishte pasoja fatale,” shtoi ai. Siç ka treguar i riu shqiptar, ai ka qenë duke drejtuar makinën e tij Citroen IX, në një tjetër tip “Renault” ndodheshin tre të pandehurit e tjerë dhe katër të tjerë në një Polo, ku ndodhej edhe GK, i cili ka pasur kosë.

“Para se të arrinim në udhëkryq…makina Polo papritur u kthye majtas. Ndaluam dy makinat që udhëtonim dhe pritëm në rrugën e Plastirës. Ata që ndodheshin në automjetin tjetër na bënë shenjë që të zbrisnim. Vlen të theksohet në këtë pikë se as unë dhe as personat që udhëtonin në makinën time nuk mbanin armë, thika apo ndonjë instrument tjetër që mund të kishte si pasojë plagosje fatale. Dhe lufta filloi.”

Më pas 23-vjeçari pohon: “…Nuk e kam tërhequr frenën e dorës dhe makina nisi të zbresë. Ndërsa të gjithë kishin arritur tashmë në pikën e përplasjes, unë u ktheva menjëherë në makinë dhe tërhoqa frenin e dorës. E lashë derën e shoferit të hapur, dola nga makina, por kur pashë se çfarë po ndodhte në pikën e përplasjes, u tremba dhe nuk u afrova kurrë. Kur kuptova që situata kishte dalë jashtë kontrollit…Kur pashë që po përplaseshin, duke bërtitur dhe duke sharë, bërtita i tmerruar: Hajde ikim, hajde ikim. Shumicën e detajeve rreth përleshjes i mësova më vonë”.

Lexo edhe :  Gruaja gjen një diamant të rrallë dhe e shndërron në unazën e fejesës së saj

Sipas 23-vjeçarit, “në atë moment nuk e dinte që dikush ishte rrezikuar. “Tashmë njerëz të Shoqatës ARIS filluan të vijnë drejt nesh duke hedhur sende dhe karrige, të gjithë ata që kishin zbritur nga makinat tona u kthyen me shpejtësi dhe hipën”, thekson ai edhe për largimin e tyre nga vendi.

Megjithatë, 23-vjeçari, pavarësisht se nuk u identifikua si autori natyror i vrasjes, sipas përshkrimeve të të arrestuarve thonë mediat greke, përshkruhet si personi që u jepte urdhër huliganëve të rinj. Sipas njoftimit, në fakt, sulmi dyshohet se ka qenë ide e 23-vjeçarit shqiptar.

Të fundit

Tedi Blushi: 251 kriminelë të lirë, Ilir Meta në burg

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, në një deklaratë për shtyp ka theksuar se mosekzekutimi i...

25 sanitare të spitalit psikiatrik të Vlorës: Kemi dy muaj pa marrë rrogën

Sanitaret e Spitalit Psikiatrik në Vlorë kanë dalë në protestë për mungesën e pagës prej dy muajsh ndërsa kanë deklaruar se do të sabotojnë...

1940 – “Dita më e vështirë”: Kur qielli mbi Britani vendosi fatin e Evropës

Më 18 gusht 1940, ndodhi ajo që më vonë do të njihej si “Dita më e vështirë” (The Hardest Day) – një nga përballjet...

Sherri për parkimin shkon në dhunë, dy vëllezërit plagosin nënë e bir

Një ngjarje e rëndë është regjistruar pasditen e së dielës në lagjen nr. 4 të Sarandës, ku një konflikt për parkimin e automjetit degjeneroi...

Borussia Dortmund dhe Niko Kovac shtrëngojnë duart

Vlera e Niko Kovac po rritet ndjeshëm në Dortmund. Negociatat për rinovimin e kontratës së trajnerit janë duke u zhvilluar dhe duket se janë...

Lajme të tjera

Web TV