“Kishte lidhje me nënën tonë”/ 37 vite burg vëllezërve Shera që ekzekutuan taksistin në Fushë Prezë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

37 vite burg ka vendosur Gjykata e Tiranës për dy vëllezërit Saimir dhe Arsil Shera, të cilët ekzekutuan taksistin Abdulla Budlla, më 3 gusht 2021. Dy të rinjtë, njëri 33 vjeç dhe tjetri 22 vjeç u shpallën fajtore nga gjykata për vrasje me paramendim.

Avokatët mbrojtës i kërkuan gjykatës të merrte parasysh si rrethanë lehtësuese gjendjen emocionale të secilit kur ata mësuan të vërtetën se nëna e tyre kishte lidhje me taksistin.

Saimir Shera, 33 vjeç, tha në gjykatë se thashethemet që ishin hapur në fshat mes Abdulla Budllën dhe të ëmën e tij, i errësuan sytë.

“I ngjita makinës me qera frazën e urimeve në dasmë dhe i kërkova vëllait tjetër t’i jepte automjetit. E pashë Budllën në makinën e tij, dhe humba arsyen ndaj e qëllova me një armë të 1997”, tha 33-vjeçari.

Me një mjet të marrë me qira dy vëllezërit pasditen e tre gushtit mbërritën në Fushë Prezë ku Budlla punonte si taksist dhe e vranë. Vëllezërit Shera thanë se vraë 71-vjeçarin Abdulla Budllës për të ruajtur nderin e familjes, pasi viktima i ngacmonte nënën dhe motrën.

Të fundit

Gara tregtare, BE reagon për tarifat 30% të vendosura nga Trump

Në një veprim që përshkallëzon ndjeshëm luftën tregtare ndërkombëtare, Presidenti i SHBA-së Donald Trump njoftoi të shtunën vendosjen e...

Edjona Dano, vajza që la gazetarinë për policinë dhe u bë shefe komisariati

Edjona Dano është emëruar si shefja e re e Komisariatit të Policisë në Kuçovë, duke u bërë një nga gratë e para që merr...

Theu arrestin shtëpiak dhe tentoi të përdhunojë fqinjen, arrestohet 55-vjeçari

Policia në Librazhd ka arrestuar 55-vjeçarin e shpallur në kërkim pak ditë më parë. Sipas raportimeve, I.F., theu masën e sigurisë arrest shtëpie dhe...

Policia i gjen 40 mijë € mallra kontrabandë, do i shiste në treg te “5 Maji”

Një 52-vjeçar nga qyteti i Kukësit ka rënë në prangat e policisë së kryeqytetit pasi u kap duke transportuar me furgon mallra kontrabandë. Mësohet se...

“Jo bulmet e mish pa faturë”/ Pas urdhrit të Ramës ministrat dalin në terren

Një ditë pas lajmërimit nga kryeministri se qumështi dhe nënproduktet e tij nuk do të shiten pa faturë, ministri i Financave, Petrit Malja, ministrja...

Lajme të tjera

Web TV