Plator Nesturi: Vendimi Tahiri tregon se “steka e gjykimeve” do të ngrihet lart

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Pak ditë më parë Gjykata e Apelit dënoi me 3 vite e katër muaj burgim ish-ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri. Pas këtij vendimi ka pasur edhe aludime që u “sakrifikua” për të justifikuar reformën e re të drejtësisë, apo deri në ndërhyrje politike. Çfarë tregon dënimi i Tahirit?

Është e drejtë e gjithkujt të komentojë vendimin e gjykatës, por gjithësesi mendoj se për një çështje kaq sensistive siç është gjykimi i ish ministrit të brendshëm, çdo lloj vendimi që do të merrej për të do të krijonte debat. Do të krijonte debat si rasti kur vendimi ndaj tij do të ish më i butë e ca më tepër do të dilte i pafajshëm, e në këtë rast do bëhej copë drejtësia e re dhe reforma duke i cilësuar sit ë kapura nga maxhoranca. Ndërkohë në mënyrën si e shtroni pyetjen ju, dhe që përbën rastin e kundërt, duket se Tahiri ka qenë i pafajshëm dhe se është sakrifikuar vetëm për të shpëtuar fytyrën e kësaj reforme të nisur në drejtësi. Unë nuk di të them dhe as të jem i prerë nëse Tahiri ka qenë i pafajshëm apo fajtor. Ajo çfarë di të them është se në momentet kur doli si çështje, kur u botuan përgjime dhe ku përfshiheshin dhe autoritete të huaja si antimafia italiane, dukej sikur kjo çështje ishte e mbyllur dhe pakkush mund të thosh se e gjithë çështja do të mbyllej pa një dënim gjykate. Ishte opozita ajo që hidhte dyshime se Tahiri do të mbrohej nga maxhoranca dhe vendimi i gjykatës ndaj tij do të ish një farsë për të mbyllur pa pasoja çështjen e kanabizimit. Por realitetet tashmë janë ndryshe. Kemi një dënim, dhe të një personazhi me shumë peshë në PS, çfarë nuk përbën një çështje të thjeshtë dhe pa ndikim të madh në opinionin publik. Nga ana tjetër, për të argumentuar se kemi të bëjmë me një pozicionim të ashpër kundër korrupsionit apo shkeljes së ligjit nga zyrtarët e lartë, organet e drejtësisë  atashojnë para opinionit publik jo vetëm gjykimin ndaj Tahirit, që nuk është i pari nëse kujtojmë që janë në hetim dhe nën arrest një tjetër ish ministër, ish kryetarë bashkie e zyrtarë të tjerë të lartë. Nga ana tjetër dënimi i Tahirit dëshmon edhe diçka tjetër. Nëse perifrazojmë dhe fjalët e avokatit Maks Haxhia, me këtë rast “ steka e gjykimeve” do të ngrihet lart. Dënimi i një ish ministri shumë të rëndësishëm mund të jetë prolog i një vargu të ri gjykimesh ku mund të përshihen ish ministra e zyrtarë të lartë nga të dyja kahet e politikës dhe që këto raste duket se do të jenë të shpeshta në vijim. Deri më tani, në 31 vite pluralizëm kemi parë të dënohet vetëm një ministër, dhe ky pa ndonjë peshë të madhe politike dhe që i përkiste një partie të vogël që ish në koalicion qeverisës. Duket se ky realitet do të ketë zhvillime të reja. Gjithësesi duhet të presim.

Pas dënimit të Tahirit, ambasadorja amerikane në Tiranë Yuri Kim ishte ndër të parat që reagoi duke u shprehur: “askush – pavarësisht partisë, pozitës apo pasurisë – nuk është mbi ligjin. Jo më pandëshkueshmëri.’. Si mund të lexohet kjo deklaratë dhe a është drejtësia e reformuar aq e pavarur dhe e pandikueshme, qoftë edhe nga faktori ndërkombëtar?

Faktori ndërkombëtar dhe sidomos ambasada e SHBA kanë qenë gjithmonë mbështetës jo vetëm të reformës në drjtësi por dhe nxitës që këto organe të vijojnë me efikasitet luftën dhe dënimin e korrupsionit dhe krimit të organizuar. Ndaj në këtë aspekt nuk përbën asgjë të veçantë dhe qëndrimi përkatës. Vetë vendimi ndaj Tahirit shihet si një shembull se duhet besuar tek drejtësia për ti dhënë fund një periudhe të gjatë të pandëshkueshmërisë gjë që kish ulur besueshmërinë e opinionit publim tek organet e hetimit dhe të gjykimit. Por gjithashtu deklarata i drejtohet dhe klasës politike.  Situata e krijuar e mosndëshkueshmërisë, e përfitimit dhe abuzmit me pushtetin ka ardhur pikërisht pse deri më tani ka qenë politika që ka qenë përzgjedhëse dhe imponuese e punës së drejtësisë. Reforma e re ka synuar pikërisht që tia heqë këtë pushtet politikës obi drejtësinë. Ndaj dhe çelja e hetimeve të korrupsionit të nivelit të lartë dhe denimet e pritshme janë dhe një paralajmërim për të mos guxuar më. Ndaj në momentin aktual mund të thuhet që faktori ndërkombëtar është aleati qëndror i drejtësisë së re, si një mënyrë për të përballuar trysninë e deritanishme të politikës. Ishte pikërisht faktori ndërkombëtar që e detyroi politikën shqiptare të votojë ligje që i ulin kompetencat e kontrollit dhe që i krijojnë baza  drejtësisë së re që të operojë me këmbët e veta. Veçse ka diçka. Ndonjëherë nga frika masat që ndërmerren shkojnë përtej normës dhe nesër mund të ekzistojë rreziku që të krijohet një fenomen tjetër po aq shqetësues, a ii krijimit të superprokurorëve apo supergjykatësve që mund të jenë ata që mund të ndikojnë nesër obi politikën dhe që ta vënë në përdorim me anë të shantazhimit të hetimit.

Lexo edhe :  Çfarë sjell thirrja e Ramës për miqësi me Greqinë dhe kërkesa për Ligjin e Luftës

Në vendimin e Gjykatës së Apelit u theksua se nuk është provuar përfshirja e Tahirit në trafikun e lëndëve narkotike, por u specifikua se përgjatë ushtrimit të detyrës si ministër u kanabizua vendi dhe Tahiri u dënua për shpërdorim detyre. A është kjo një precedent në të ardhmen që zyrtarë të tjerë të lartë të dënohen për shpërdorim detyre për pasojën dhe fenomene dhe jo mbi çështje specifike me prova dhe fakte?

Nga sa u lexua në vendimin mbi Tahirin është se ai u dënua për shpërdorim detyre. Dhe nuk pati prova për akuza të tjera, kështu që kjo çështje gjykohet deri këtu. Ndërkohë nuk mund të bësh paralelizma mbi një gjykim të bërë me ato që mund të bëhen në të ardhmen, pasi do të ish thjesht një spekulim. Çdo gjykim ka rrjedhën e vet, ka provat e veta dhe personazhet që përfshihen. Ne na ta takon vetëm të shpresojmë që në çdo rast të bëhet drejtësia.

Një tjetër çështje me interes politik dhe publik është edhe vendimi i pritshëm i Gjykatës Kushtetuese për shkarkimin ose jo të Presidentit të Republikës Ilir Meta. Në Gjykimin tuaj, a rrezikon që kreu i shtetit të shkarkohet? Nëse kjo ndodh Meta bëhet më shumë faktor duke zbritur në bazë pa “kostum presidencial”, apo mund të jetë e kundërta që influenca e tij politike nëse shkarkohet mund të bjerë?

Gjykimi për shkarkimin e Presidentit nga Gjykata Kushtetuese po vijon si kalvar i gjatë shtyrjesh. Kemi një vendim të shkarkimit të tij nga parlamenti që fillim korrikun e vitit të kaluar dhe duhet të presim marsin për të mësuar nëse ky vendimn do të mbetet në fuqi apo jo. Nëse nuk do të ketë ndonjë tjetër artific nga Gjykata Kushtetuese për të shtyrë më tej vendimin. Nuk mund të parashikohet se cili do të jetë vendimi i Gjykatës, por gjithësesi në ditët e fundit po zë vend në diskutim çështja e një shkrese të Kuvendit nëse mund të përbëjë shkelje apo jo. Duke se dhe kjo çështje do të marrë kohë dhe nuk dihet dhe si mund të ndokojë në vendim. Nuk është hera e parë që në drejtësis kanë ndodhur edhe incidente. Incidente nga ku edhe kriminele të mëdhenj kanë shpëtuar dhe ia kanë hedhur vendimit të gjykatës vetëm nga një shkelje e rëndomtë proceduriale. Pavarësisht se krimi ka mbetur i pandëshkuar.  Në rastin konkret do të dëshiroja që gjykimi mbi presidentin të mos varej nga një procedurë teknike por të kish një qëndrim legal nga Kushtetuesja nëse ka shkelje apo jo nga ana e presidentit. Pasi në opinionin publik prej kohësh është e qartë të anësisë dhe të përfshirjes direkte të presidentit në fushatën elektorale. Përsa i përket pyetjes tuaj se si ndikon për Metën heqja e xhaketës së presidentit, mendoj se pas kësaj pesha e tij specifike bie. Në rastin se thjesht mbaron mandatin, ai do të jetë thjesht një nga kryetarët e shumtë të partive, dhe me një LSI në rrudhje, pasi nuk ka çfarë ofron në tregun e interesave klienteliste. Ca më tepër që në këtë rrugëtim do të jetë me Berishën, dhe ku elektoratet e të palëve nuk dashurohen me njëri tjetrin. Ndërkohë, nëse shkarkohet situata vështirësohet më shumë. Përveç se i drobitur nga kjo beteje dyvjeçare, Meta nuk do të jetë aq i pranueshëm si factor politik as nga ndërkombëtarët, që janë jo pak influentë në rrjedhat politike. Me një president të shkarkuar, askush nuk do të dëshironte të ndajë tryezën.

 

 

Të fundit

Vrasja e efektivit në Fier, gazetari zbardh detaje të reja: Autorin e gënjen mendja

Gazetari Artan Hoxha ka folur për ngjarjen e rëndë që ka ndodhur sot në Fier, ku ka mbetur i...

Së shpejti baba, Ermal Meta zbulon emrin e vajzës!

Këngëtari i njohur Ermal Meta së shpejti do të bëhet baba dhe në një intervistë që ka dhënë së fundmi për “Verissimo”, ka zbuluar...

Nesër protesta para bashkisë Tiranë, policia njofton masat, ja rrugët që do të bllokohen

Nesër 14 maj do të zhvillohet protesta e radhës e opozitës dhe “Aleancës për Teatrin” para bashkisë Tiranë lidhur me çështjen “5D”. Për rrjedhojë policia...

Pasagjerët të alarmuar/ Ndalon për disa orë treni në Japoni, shkak një gjarpër

Një tren në Japoni u ndal për një orë pasi pasagjerët raportuan se kishin parë një gjarpër Një tren në një linjë të ngarkuar në...

Çfarë ndodhi me vaksinat Astrazeneca? Mjeku Alimehmeti tregon faktet shqetësuese

Për mjekun Ilir Alimehmeti shumë shpejt gjatë përdorimit të Astrozenecës u diskutua tromboza dhe në fillim u mundua që të fshihej si gjë. Në një...

Lajme të tjera

Web TV