“S’është turp të komunikosh me Berishën”/ Kryemadhi: Treçereku i Shqipërisë është ‘non grata’!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi deklaroi se deputetë të PD-së janë kërcënuar se do të shpallen “non grata” nëse kalojnë në grupin e Sali Berishës.

“Shtëpia e Lirisë nuk është një individ, janë 11 deputetë. Dhe nuk janë dosido. Ka edhe deputetë të tjerë që nuk kanë fuqinë e këtyre. I kanë shpallë të gjithë deputetët e PD-së që po shkuat te Berisha do t’ju bëjmë non grata. I çmendin njerëzit, i torturuan, u kërcënojnë familjen. Jo të gjithë njerëzit i përballojnë”, tha Kryemadhi në emisionin “Frontline”.

Teksa u ndal te koalicioni “Shtëpia e Lirisë”, Kryemadhi u shpreh se është më mirë të jesh i lirë në shtëpinë tënde se sa te shtëpia e Ramës. Kryetarja e LSI-së u shpreh se nuk është turp e herezi të komunikosh me Sali Berishën.

“Nuk është turp të krijosh një mundësi komunikimi me Berishën, se e shikoj si herezi. Këtu është treçereku i Shqipërisë non grata. Berisha e ka bërë të qartë që çështja e non gratës nuk përfshin pjesën tjetër. Me Berishën nuk kam komunikuar fare për koalicionin. Nuk është puna jonë, është puna e kandidatëve në zone”, tha Kryemadhi.

Të fundit

Spiropali: Shqipëria qëndron krah Ukrainës, mbështesim sanksionet ndaj Rusisë

Ukraina feston 34-vjetorin e Pavarësisë ditën e sotme, ndërsa në kuadër të kësaj ditë në Tiranë është zhvilluar një...

Nesër, dita kur vuloset fati i Adriatik Lapajt në politikë

Ankesa, rinumërime dhe beteja në Komisionin e Ankesave dhe në Kolegjin Zgjedhor. Përpjekjet e opozitës për të shpallur 11 majin si farsë elektorale dhe për...

Dhunë gjatë protestave në Serbi, si po reagon BE?

Situata në Serbi është e tensionuar: Çdo ditë ka raportime të reja për dhunë policore kundër demonstruesve, arrestime dhe akuza se qeveria e vendit...

Donnarumma gjen ekip në Premier League

Gianluigi Donnarumma, aktualisht pjesë e Paris Saint-Germain, është shumë pranë një kalimi te Manchester City pas marrëveshjes personale që ka arritur me kampionët e...

Rusi-Ukrainë: Shkëmbim i barabartë i 146 të burgosurve

Ministria Ruse e Mbrojtjes ka njoftuar se një shkëmbim i të burgosurve të luftës është kryer me Ukrainën më 24 gusht, në të cilin...

Lajme të tjera

Web TV