“Për 700 mijë euro dhe dorëheqjen”, PD publikon videon kur Berisha e Meta përplaseshin në Kuvend

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Partia Demokratike publikon një video, kur Sali Berisha përplasej me Ilir Metën në Kuvend, ndërsa denoncon se sot “pengjet e korrupsionit mbajnë njëri-tjetrin”.

Përbri videos, PD shkruan se Berisha e Meta “sillen si burracakë, e frikacakë, siç bënë një ditë më parë kur u fshehën që të mos votojnë edhe pse mbushën dynjanë se do votojnë kundër në parlament”.

“Pengjet e korrupsionit mbajnë njëri-tjetrin, se po ra njëri bien të gjithë. Kjo është arsyeja që non grata të shpallura e të pa shpallura, janë bashkë, sulmojnë PD, duan shkatërrimin e PD. Sillen si burracakë, e frikacakë, siç bënë një ditë më parë kur u fshehën që të mos votojnë edhe pse mbushën dynjanë se do votojnë kundër në parlament. Shajnë e mashtrojnë, pastaj fshihen që të harrohen. Tashmë demokratët e dinë, shqiptarët e dinë, se e shkuara kërkon të mbajë peng Shqipërinë për hallet e veta. Prandaj është e qartë se po mbështete Berishën dhe Metën, mban Ramën”, shkruan PD.

Të fundit

‘Ben Qimja’ do vijojë të qëndrojë në kërkim, Apeli nuk pranon t’i heqë arrestin

Gjykata e Apelit të Tiranë ka vendosur të mos pranojë ankimin e Arben Isufaj, i cili në Fierit njihet...

SPAK-BKH, nis ndërtimi i godinës lidhëse me vlerë 430 milionë lekë

Struktura e Posaçme kundër Krimit dhe Korrupsionit ka nisur punimet për ndërtimin e një konstruksioni lidhës mes godinës së SPAK dhe asaj të BKH,...

Cila kafshë është prodhuesi gjigant i qumështit në botë?

Prodhimi i qumështit përfshin një gamë të gjerë speciesh shtazore në pjesë të ndryshme të botës, secila e përshtatur ndaj klimave dhe sistemeve bujqësore...

Dënohet me 20 vjet burg kirurgu pedofil francez që abuzoi me qindra fëmijë

Ish-kirurgu francez Joel Le Scouarnec i cili ka pranuar abuzimin seksual me qindra pacientë, kryesisht fëmijë, midis viteve 1989 dhe 2014, është dënuar me...

Mishi i ariut do t’i shitet publikut në Sllovaki, qeveria njofton planin

Mishi i ariut të murrmë së shpejti do t'i shitet publikut në Sllovaki. Vendimi i qeverisë populiste të krahut të djathtë është publikuar në...

Lajme të tjera

Web TV