SHBA-ja i dhuron Kosovës mbi gjysmë milioni vaksina kundër COVID-19

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në një ceremoni të posaçme në Prishtinë, Shtetet e Bashkuara i dorëzuan Kosovës afro 516 mijë doza të vaksinës kundër COVID-19, të dhuruara nga administrata e presidentit amerikan Joe Biden.

Kjo është hera e tretë që Shtetet e Bashkuara i dhurojnë Kosovës vaksina kundër COVID-19 duke e çuar sasinë e përgjithme të dhuruar në 1 milionë e 54 mijë doza.

Ambasadori amerikan në Prishtinë, Jeff Hovenier tha se që nga shfaqja e pandemisë, Shtetet e Bashkuara përveç vaksinave kanë ndarë edhe rreth 10 milionë dollarë për të mbështetur Kosovën në luftën kundër COVID-19.

“Kjo i bën Shtetet e Bashkuara dhuruesin më të madh në të vaksinave për kundër COVID-19 për Kosovën që nga fillimi i pandemisë dhe me këtë dorëzim sot, vaksinat e dhuruara vetëm nga Shtetet e Bashkuara janë të barasvlershme me vaksinimin e 30 për qind të popullsisë së përgjithshme të Kosovës me dy doza”, tha ai duke nënvizuar se Shtetet e Bashkuara mbesin të gatshme dhe të përkushtuara që të mbështesin Kosovën në luftën kundër pandemisë.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani dhe kryeministri Albin Kurti, thanë gjatë ceremonisë se vlera e dhurimit shkon përtej numrave dhe rikonfirmon miqësinë e fortë ndërmjet Shteteve të Bashkuara dhe Kosovës.

“Sikurse në vitin 1999, SHBA-të sërish u dëshmuan krahë nesh. Atëherë na shpëtuan nga vdekja prej luftës dhe sot na shpëtuan nga virusi COVID-19 dhe të gjitha variantet e tij nëpërmjet vaksinimit”, tha presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani.

“Për t’u përgatitur pra për valën e ardhshme të virusit është e domosdoshme që të vazhdojmë të vaksinohemi sa më masivisht. Donacioni i sotëm nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës përmes iniciativës Covax e bën të mundur vazhdimin e kësaj fushate”, tha kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

Lexo edhe :  Kërcënimi ndaj Osmanit, reagon ashpër bashkëshorti: Kur institucionet heshtin, dhuna flet

Deri më sot 57 për qind e qytetarëve të Kosovës nga mosha 12 vjeç e lart janë vaksinuar me dy doza të vaksinës ndërsa rreth 91 mijë apo 6 për qind, me dozën e tretë apo përforcuese. /VOA

Të fundit

“Treni bullgar” i PS nuk e justifikon dot “Ruletën ruse” të PD

Nga Ylli Manjani "Treni bullgar" i PS nuk e justifikon dot "Ruletën ruse" të PD. Kjo e fundit tashmë eshtë...

Shembet çatia e kullës 650-vjeçare në Kinë, turistët vrapojnë të tmerruar (VIDEO)

Vizitorët e një vendi turistik shekullor në Kinën lindore u detyruan të nxitonin pasi qindra tjegulla çatie u shkëputën dhe u rrëzuan në tokë...

Mbetet në burg shefi i Policisë Rrugore në Tiranë

Apeli i GJKKO lë në fuqi masën e arrestit me burg për shefin e komisariatit të policisë rrugore Tiranë, Roven Zeka. Zbutet masa në arrest...

Përplasja e fundit virtuale mes Elvana Gjatës dhe Dafina Zeqirit ndez rrjetin

Kënga më e re e Elvana Gjatës, “Lumja toka”, sapo ka dalë dhe ka bërë menjëherë bujë, jo vetëm për melodinë me motive shqiptare,...

Kiara Tito dhe Luiz Ejlli do të xhirojnë së shpejti një film

Moderatorja Kiara Tito ka qenë së fundmi e ftuar në emisionin “Ndryshe” me Salsano Rapin dhe Elona Duron, ku ka ndarë me publikun disa...

Lajme të tjera

Web TV