Veliaj nga Rrogozhina: Metës dhe Berishës i duhen votat të shpëtojnë lëkurën e tyre

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Rrogozhina, ku prezantoi kandidatin e PS-së për kryetar Bashkie, Edison Memolla, në zgjedhjet e 6 Marsit, drejtuesi politik për Qarkun e Tiranës, Erion Veliaj, ironizoi situatën në kampin opozitar. Ai u kërkoi demokratëve që të votojnë kandidatin Memolla, pasi alternativa e kampit tjetër është Ilir Meta dhe Sali Berisha, që po përpiqen të shpëtojnë lëkurën e tyre.

“Situata te Luli është serioze, po aspak dramatike. Jeta do vazhdojë. Situata te Saliu dhe te Iliri është dramatike, por nuk është aspak serioze. Mjafton të shikoni videot e tyre. E patë videon e kandidatit të Saliut? Dyst komplet, llucë që në 7 të mëngjesit. Në Rrogozhinë nuk na duhet një pijanec, por një punëtor si Edison Memolla. Ndaj, kush i thotë vetes demokrat dhe e jep votën për koalicionin e sherrit, ta dijë se Ilir Meta dhe Sali Berisha duan të shpëtojnë lëkurën e tyre, duan të shpëtojnë pasurinë e tyre, duan të shpëtojnë milionat e tyre. Nuk e kanë fare hallin te populli, se ndryshe do e kishit parë këtej rrotull. Saliu kishte 8 vite pa ardhur në Rrogozhinë, kujtoni se tani e mori malli për Rrogozhinën? I duhen votat, që të vazhdojë sherrin me Lulin. Ne na duhen votat që të vazhdojmë punën me Edi Ramën, me Partinë Socialiste, me Edisonin, Etjenin dhe të gjithë skuadrën tonë. Kjo është diferenca”, theksoi Veliaj.

Ai u shpreh se përfaqësuesit e opozitës nuk kanë zgjedhur ende kë logo të përdorin, ndërsa lëvizin me makina luksoze. “Ata vijnë me autobanda, me lukse, nuk e kanë ndarë ende mendjen se cilën logo do të përdorin. Vijnë këtu me Range Rover. Ne nuk jemi nga ata! Ne besojmë se zemra i flet zemrës, robi i flet robit, komshiu komshiut, kolegu kolegut, nxënësi nxënësit, miku mikut, kushëriri kushëririt, sepse ne besojmë paktin me njerëzit”, deklaroi Veliaj.

Lexo edhe :  "Inspektorët me një tas me akullore", Rama tregon mesazhin e pronares së pastiçerisë

Drejtuesi politik i PS-së nënvizoi se edhe pyetësori i Këshillit Kombëtar, është një tjetër tregues i vëmendjes së qeverisë ndaj qytetareve. “Këshillimi Kombëtar është një mënyrë për të treguar se ai që do të qeverisë me popullin dhe për popullin, nuk e ul automatin 4 vjet. Apo si Saliu me Ilirin, kanë 8 vjet pa ardhur këtu, dhe befas kujtohen se paska dhe Rrogozhinë. Ai që qeveris me popullin dhe për popullin merr dhe jep idetë e popullit, energjinë e popullit dhe votën e popullit përditë. Ndaj, dhe Këshillimi Kombëtar është shumë i rëndësishëm që ta plotësojmë edhe këtu në Rrogozhinë”, tha Veliaj.

Ai nënvizoi se Partia Socialiste është e vetmja parti që është në kontakt të përditshëm me njerëzit dhe shkëmben mendime me ta.

Të fundit

Takimi i shumëpritur, çfarë ndodhi mes Gjestit dhe Xhenetës në korridoret e Top Channel?

Një ndër lidhjet dhe marrëdhëniet më të komentuara përveçse ajo me Eglin dhe Gjestin, ka qenë dhe raporti mes...

Nëna shqiptare me 4 fëmijë kapet me 18 kg marijuanë, gjyqi më 26 maj

Një nënë shqiptare që jeton në Saint-Brieuc të Francës do të gjykohet më 26 maj 2025. Ajo akuzohet për përpjekjen për të rikuperuar një pako...

Qori dhe Shabani për lobimin e Berishës: “6 mln euro, sa rrogat e 12 mijë demokratëve”

Përfaqësuesit e opozitës e shohin me dyshim kontratën e lobimit të Sali Berishës në SHBA. Për Report TV, Endri Shabani thotë se vlera e...

Autoritetet e emigracionit arrestojnë mbi 100 emigrantë, Trump: Urime, Amerikë!

Më shumë se 100 emigrantë, për të cilët Zyra e Imigracionit dhe Doganave (ICE) tha se ndodheshin ilegalisht në Shtetet e Bashkuara, u arrestuan...

Grushta në Prizren, basketbollisti Marques Townes sulmohet nga tifozët vendas

Ndeshja e basketbollit mes Bashkimit dhe Pejës në Pallatin e Sportit "Sezai Surroi" të Prizrenit është ndërprerë, pasi tifozët vendas kanë sulmuar me grushta...

Lajme të tjera

Web TV