Xhaçka thirrje Putinit: Hiq dorë nga forca dhe respekto sovranitetin e Ukrainës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ministria e Jashtme e Shqipërisë i ka kërkuar Rusisë që të ulë tensionet në kufirin me Ukrainën duke theksuar se i qendron pranë këtij shteti.

Përmes një njoftimi për shtyp, Ministria e Jashtme kërkon nga Putini që të zgjidhë krizën përmes rrugëve diplomatike dhe të respektojë sovranitetin territorial të Ukrainës.

“Në këtë situatë të vështirë dëshirojmë të rikofirmojmë edhe një herë mbështetjen e #Shqipërisë ndaj sovranitetit dhe integritetit territorial të #Ukrainës. Ne ripërtërijmë thirrjen tonë për #Rusinë që të ulë tensionet dhe të zgjidhë situatën në mënyrë diplomatike”, shkruan Ministria e Jashtme e Shqipërisë.

Ky është reagimi i dytë në pak ditë i autoriteteve shqiptare mbi krizën në Ukrainë, ndërsa dy ditë më parë kërkuan nga shtetasit shqiptarë që të mos udhëtonin atje ose ata që ishin të ktheheshin në mënyrë të menjëhershme.

Ushtria ruse është pozicionuar vetëm disa kilometra nga kufiri ukrainas dhe kërkon nga NATO dhe Kievi që të japin garanci që vendi nuk do të anëtarësohet në organizatë.

Të fundit

Ndahet nga jeta Patrick Barclay, gazetar i talentuar dhe i respektuar i futbollit

Shkroi ndër të tjera për Guardian, Telegraph dhe Times - Barclay shkroi gjithashtu një numër librash shumë të vlerësuar  Saçin...

A mund të ndalojmë t’i quajmë këta njerëz populistë?

Nga David Brooks Gjatë 20 viteve të fundit, apo kaq shumë prej nesh, tipa vëzhgues socialë kanë shkruar për humnerat e tmerrshme që ndan klasën...

SHBA e ka shitur Ukrainën poshtë lumit, i tregon Britanisë çfarë do të thotë “Amerikë”

Një superfuqi që dikur ndërtoi aleanca në të gjithë perëndimin po riorientohet në mënyrë dramatike – dhe po ashtu duhet edhe ish-aleatët e saj Gaby...

Përvoja: Unë jam kampion bote në karaoke

M'u desh të këndoja katër këngë para gjyqtarëve dhe një publiku live dhe isha përballë njerëzve nga 42 vende. Në skenë po dridhesha Elizabeth Moya Hera...

SPAK dhe GJKKO nën rrethim, as Policia nuk e mbron

Dy institucionet e reja të drejtësisë, Prokuroria Speciale SPAK dhe Gjykata Speciale GJKKO, reagun për refuzimin e policisë për të mbrojtur institucionin, trupën e...

Lajme të tjera

Web TV