Rusia sjell luftanije, raketa hipersonike dhe avionë në Mesdhe

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Rusia planifikon stërvitje të marinës në Mesdhe dhe ka zhvendosur bombardues dhe avionë të pajisur me raketa hipersonike në bazën e saj në Siri, kanë raportuar agjencitë ruse të lajmeve RIA dhe TASS.

Stërvitjet do të përfshijnë disa flota ruse dhe do të marrin pjesë në pjesën lindore të Mesdheut, cituan ata të thoshte ministria ruse e mbrojtjes.

Më herët të martën, Rusia njoftoi planet për një stërvitje të ngjashme në detin Barents.

Tensionet mes Perëndimit dhe Rusisë kanë arritur pikën e vlimit. Inteligjenca amerikane parashikon një sulm të rusëve në Ukrainë ditën e nesërme. Putin thotë se nuk planifikon të pushtojë Ukrainën, por kërkon që ti premtohet se ky vend nuk do të anëtarësohet në NATO.

Nga Xho Bajden deri tek Emmanuel Macron, Olaf Scholz dhe Erdogan janë përpjekur të ulin tensionet duke komunikuar me Putin, por situata duket ende e nderë. Rusia po shton presionin në disa pika të nxehta globale duke aktivizuar ushtrinë. Qëllimi: Raketat e NATO-s nuk mund të vendosen në Ukrainë, ngjitur me kufirin rus.

https://youtu.be/mX1uTPCcFpo

Të fundit

Interi refuzon 45 mln euro nga Napoli: Nuk e shesim

Me dëmtimin e Romelu Lukakut, i cili pritet të qëndrojë jashtë fushave të lojës për të paktën 3 muaj,...

Ndahet nga jeta ish-kampioni i mundjes Virxhil Maçolli

Është ndarë nga jeta në moshën 72-vjeçare Virxhil Maçolli (Xhili), një nga emrat më të njohur të mundjes pogradecare, por edhe asaj shqiptare. Ish-mundësi kampion...

Hagë, protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK

Protesta e 7 gushtit në Prishtinë, ku u kërkua lirimi i ish-krerëve të UÇK-së, do të vazhdojë më 14 shtator në Hagë, njofton Organizata...

Djathi i kontaminuar vret 2 persona në Francë! Mund të jetë importuar edhe në Shqipëri

Dy të vdekur e dhjetëra të helmuar në Francë nga djathi i kontaminuar me bakterin e llojit të listerisë. Sipas lajmit të publikuar nga britanikja...

“Nuk duam turma!” Protesta kundër turizmit masiv në Europë

Qytete të njohura turistike në Europë po përballen me një valë të re protestash nga banorët vendas, të lodhur nga pasojat e turizmit masiv...

Lajme të tjera

Web TV