Balla dhe Manastirliu në Spitalin e Lushnjës: Investimet e reja, përgjigjja për thashethemet keqdashëse

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Drejtuesi Politik i Partisë Socialiste për Qarkun e Fierit Taulant Balla dhe ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu panë nga afër investimet më të fundit në Spitalin e Lushnjës.

Përmes një postimi në rrjetin social facebook, Balla deklaron se shërbimi spitalor në vend është brenda standardeve bashkëkohore duke garantuar cilësi dhe siguri, ndërsa garanton se do të ketë investime të tjera të rëndësishme në këtë spital.

Balla shkruan gjithashtu se spitali i Lushnjës sot ka një tjetër pamje dhe plotëson të gjitha nevojat e qytetarëve, pasi aty ofrohen një numër i madh shërbimesh si dhe garanton vijimësinë e të tjera investimeve në këtë qendër spitalore.

“Spitali i Lushnjës ka një status të veçantë për shkak të numrit të madh të banorëve dhe shërbimeve që ofron. Prandaj ne do të vazhdojmë të investojmë edhe më shumë në këtë qendër të rëndësishme spitalore, me qëllim garantimin e çdo shërbimi të specializuar”, shkruan Balla.

 

 

“Lushnje ?Bashkë me Ministren e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu dhe Kryetaren e Bashkisë Eriselda Sefa pamë nga afër investimet më të fundit në ?Spitalin e Lushnjes.

Ky Spital ka një status të veçantë për shkak të numrit të madh të banorëve dhe shërbimeve që ofron. Prandaj ne do të vazhdojmë të investojmë edhe më shumë në këtë qendër të rëndësishme spitalore, me qëllim garantimin e çdo shërbimi të specializuar.

Investimet e reja dhe zgjerimi i shërbimeve është përgjigjja ime për thashethemet keqdashëse që lidhen me këtë Spital të rëndësishëm në rrjetin kombëtar të shërbimit spitalor. Mirënjohje stafit mjekësor për punën e tyre të palodhur.????”, shkruan Balla.

Të fundit

Do të bësh turizëm? Paguaj 7% taksë! Reforma e re ka nisur

Këshilltarët e qytetit të Aberdeen-it kanë miratuar vendosjen e një takse turistike prej 7% për vizitorët që qëndrojnë në...

Milani refuzon 30 mln euro për titullin: Allegri e ka pjesë kyçe të projektit

Milani ka refuzuar një ofertë prej 30 milionë eurosh nga Newcastle për mbrojtësin Thiaw. Klubi kuqezi e konsideron lojtarin si pjesë të projektit të...

Kosovë, përfundon protesta kundër Gjykatës Speciale për Thaçin

Ka përfunduar protesta në Prishtinë kundër Gjykatës Speciale dhe në mbështetje të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të cilët po gjykohen në Hagë. Hysni...

60 mln euro nga Anglia, Barcelona shet mesfushorin për të shpëtuar merkaton

Fermin Lopez, drejt largimit nga Barcelona. Drejtuesit katalanas duhet të shesin, në mënyrë që të financojnë afrimet si Garcia dhe Rashford. Për këtë, sakrifica duket...

Rama ilustron pamjet: Asnjë rraqe nuk do të jetë më nën qiell të hapur

Edi Rama ka reaguar sërish lidhur me aksionin pë çlirimin e hapësirave publike. Në llogarinë e tij në “Facebook”, kreu i qeverisë shkruan se...

Lajme të tjera

Web TV