Horoskopi për ditën e mërkurë, 16 shkurt 2022

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Dashi
Të lindurit e kësaj shenje mund të përballen me disa shqetësime gjatë kësaj dite. Këto shqetësime do të jenë të shtrira në sferën sentimentale, duke bërë që të përhumbeni në mendime.

Demi
Do të jeni nën ndikimin e favorshëm të yjeve, për shkak të pranisë së Marsit, i cili do e bëjë këtë ditë mjaft pozitive. Një e mërkurë e favorshme parashikohet si në sferën sentimentale edhe në atë profesionale.

Binjakët
Hëna do të jetë e pranishme gjatë gjithë ditës tek të lindurit e kësaj shenje, duke e shtrirë praninë e saj si në sferën sentimentale edhe në atë profesionale. Do të jeni të mbushur me dyshime, lidhur me disa situata që vijojnë të mbeten pezull.

Gaforrja
Më në fund do të hyni në një periudhë të qetë sa i takon sferës profesionale. Do të tregoheni tejet pozitiv dhe gati për të lënë pas çdo problematikë, ndërkohë që sfera sentimentale do të jetë mjaft e favorshme.

Luani
Do të përjetoni një ditë e cila do të jetë e përqendruar kryesisht në gjëra të reja. Do të përfshiheni në sfida të cilat do ju rizgjojnë dëshirën për të vepruar, pavarësisht disa dyshimeve lidhur me të kaluarën.

Virgjëresha
Do të jeni nën ndikimin e favorshëm të yjeve gjatë gjithë kësaj dite. Pavarësisht ndonjë keqkuptimi në nivelin ndërpersonal, në sferën profesionale do të njihni vetëm sukses.

Peshorja
Do të përhumbeni në një sërë angazhimesh profesionale, të cilat do ju marrin shumë kohë. Pavarësisht gjetjes së bashkëpunimit në çift, do të hasni edhe në disa vështirësi.

Akrepi
Nën ndikimin e planetit Mars do t’iu duhet të përballeni me shumë sfida sa i takon sferës profesionale. Yjet këshillojnë që të braktisni çdo ankth dhe frikë, duke vlerësuar më mirë aftësitë tuaja.

Lexo edhe :  10 fakte interesante për njerëzit që kanë lindur në muajin shkurt!

Shigjetari
Do të përjetoni disa momente stresi si pasojë e disa fërkimeve profesionale dhe sentimentale gjatë kësaj dite. Po ashtu do ju duhet të ndaleni më gjatë në zgjidhjet që duhet të jepni.

Bricjapi
Do të korrni një sukses të rëndësishëm sa i takon sferës profesionale. Po ashtu do të ndjeni nevojën për të vijuar me angazhimet e rëndësishme, të cilat premtojnë sukses.

Ujori
Gjatë kësaj dite do të jeni tejet dinamik! Mundohuni që të shmangni përfshirjen në diskutime në familje, por edhe në ambientin e punës. Gjithçka varet nga ju!

Peshqit
Do të jeni nën ndikimin e favorshëm të yjeve sidomos sa i takon sferës profesionale. Po ashtu duhet të tregoheni më të kuptueshëm në dashuri, me synimin e çuarjes përpara të projekteve të rëndësishme.

Të fundit

‘Politikanët kanë qenë të paprekshëm’ , Dashamir Shehi: SPAK po sjell drejtësi

Kreu i LZHK-së, Dashamir Shehi shprehu mbështetje për SPAK, duke e cilësuar atë si një element pozitiv në situatën...

Armiku i Berishës, ministri i ardhshëm i Gjermanisë?

Ylli Pata Lulzim Basha, ditën e djeshme, në një deklaratë për zgjedhjet në Gjermani dhe urimin për fitoren e CDU-së, e shoqëroi me një foto. Në...

Paralajmërimi i astrologes për javën e fundit të shkurtit: Bëjini mirë llogaritë…

Në kontrast nga java e shkuar, ditët e fundit të shkurtit do të mbyllen me plot ngjarje nga ana astrologjike. Yjet dhe planetët do...

Gati 40 për qind e shqiptarëve duhanpirës, habit eksperti: Cigarja e parë nis që 7-vjeç!

Shqipëria renditet ndër vendet me përqindjen më të lartë të popullsisë duhanpirëse në rajon. I ftuar në Emisonin ‘Health o’clock’ eksperti për çështjet e...

Zgjedhjet e 11 majit, Alibeaj e zbulon: Ja pse zgjodhëm si aleat Dashamir Shehin

Dy partitë opozitare LZHK-Djathtas 1912 do të garojnë në zgjedhjet e 11 Majit së bashku. Kryetari i LZHK, Dashamir Shehi i ka ftuar të...

Lajme të tjera

Web TV