Kolegji i Kardinalëve shqyrton kërkesën e Zogut/ Kushtet e Vatikanit për martesën e mbretit mysliman me konteshën katolike

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

16 shkurtin 1938

Papa Pius lejoi martesën, me kushtin që fëmijët e dalë nga martesa të rriten sipas fesë së krishterë

Mbreti Zog e pelqeu Geraldinën permes fotografive të vajzave nga familje finsike që i ranë në dorë dhe e ftoi në Shqipëri. Më 26 janar të vitit 1938, të gjitha gazetat e Budapestit njoftuan se Kontesha Geraldine Apponyi, pritet të fejohet me mbretin e shqiptarëve, Ahmet Zogu.

…Kontesha 22-vjeçare, bija e kontit të ndjerë Gyula Apponyi, ish-oficer hungarez dhe e Virginia Stewart, bija e një diplomati amerikan, ishte katolike dhe punonte në Muzeun Kombëtar të Budapestit kundrejt një pagese të vogël. Asokohe Ahmet Zogu ishte 43-vjeç, ndërsa Geraldine Apponyi 22 vjeç.

Zyrtarizimi

Fejesa u shpall më 31 janar 1938. Shpallja u bë në një seancë të jashtëzakonshme parlamentare, e thirrur me kërkesën e vetë Mbretit Zog. Kushtetuta e Shqipërisë parashikonte që kërkesa për fejesën e Mbretit të kalonte për miratim në dy dhomat e Parlamentit. Salla ishte e mbushur plot dhe në lozhën kryesore qëndronin motrat e Mbretit. Kryetari i Parlamentit njoftoi se të dyja dhomat e kishin aprovuar fejesën dhe se Geraldina mund të bëhej Mbretëreshë e Shqipërisë.

Prezantimi

Viti i ri 1937-1938 në pallatin mbretëror të Ahmet Zogut ishte një festë e një lloji të veçantë. Kjo pasi aty atë vit ndodhej një mysafire e rrallë: Geraldinë Apony, e cila edhe pse po shihej për herë të parë me mbretin e shqiptarëve, vetëm pak muaj  do ta ndanin nga martesa spektakolare me të. E njohur si “Trëndafili i bardhë” i Hungarisë, në prag të martesës, Geraldina u ngrit në statusin mbretëror, si Princesha Geraldinë e Shqipërisë.

Kërkesa

Ishte viti 1938, viti i martesës së Mbretit Zog I me Mbretëreshën Geraldinën.

Problemi i parë i martesës sapo kishte dalë. Ishte leja që Vatikani duhet t’i jepte një katolikeje për t’u martuar me një mysliman.

Në 16 shkurtin e vitit 1938, Kolegji i Kardinalëve në Vatikan i përgjigjet një peticioni të mbretit shqiptar Ahmet Zogu dhe konteshës hungareze Geraldine Appony që kërkonin leje për t’u martuar; mbreti ishte mysliman dhe kontesha, katolike romane. Në vendimin e Këshillit të Kardinalëve thuhej se të gjitha peticionet për martesa të përziera gjykoheshin mbi bazat e ligjit kanunor dhe kushtet ishin të njëjtë për sovranët dhe për besimtarët e zakonshëm. Këto kushte kërkonin që mbreti Zog dhe Kontesha Apponyi duhej të nënshkruanin garanci solemne se një martesë sipas riteve të Kishës së Romës duhej t’i paraprinte martesës civile; dhe në këtë rast, gruaja katolike kurrë nuk do të ndryshonte besimin e saj; dhe fëmijët nga kjo martesë të edukoheshin në fenë katolike. Mbreti Zog nuk kishte hedhur ndonjë hap drejt nëshkrimit të garancive të tilla, kështu peticioni për leje martese nga Vatkani u hodh poshtë dhe martesa duket se do të kryhej sipas ritit mysliman.

Shtypi

Kjo çështje u bë lajm botëror dhe u shtjellua në më shumë se 180 gazeta në gjithë botën. Qysh më 16 shkurt të 1938-ës “The daily telegraph and morning post” i Londrës sqaronte në artikullin me titull “Papa në pritje të garancive nga Mbreti Zog”:

“Siç qe parashikuar, Shikimi i Bekuar nuk i ka dhënë të drejtën Konteshës Geraldinë Appony për lejen për të cilën kishte aplikuar, për t’u martuar me Zogun, Mbretin e Shqiptarëve, që është mysliman. Një martesë fetare sipas riteve katolike do të solemnizohet përpara martesës civile; dhe fëmijët e dalë nga martesa e Konteshës Geraldinë do të rriten si katolikë romanë. Mbreti Zog deri tani nuk ka marrë asnjë hap për të firmosur këto garanci.”

Me gjasë, diçka ka ndryshuar në negociatat e fshehta, sepse një muaj e ca më vonë, më 22 mars 1938, “Daily mirror”, e Nju -Yorkut shkruante: Me disa rregullime Vatikani ka lejuar martesën e ardhshme të Mbretit të Shqiptarve, Ahmet Zogu, me Konteshën Geraldina Appony të Hungarisë, njoftoi shërbimin ndërkombëtar të lajmeve nëna e nuses Mme Girauld. “Papa Pius lejoi martesën,- tha ajo – me kushtin që fëmijët e dalë nga martesa të rriten sipas fesë së krishterë.”

Të fundit

Trendi i TikTokut për “çokollatën e Dubait” shkakton mungesë të fëstëkut

Promovimet që u bëhen disa produkteve në TikTok kanë tejkaluar pritshmëritë dhe kanë prekur edhe ekonomitë nga Shtetet e...

Lezhë/ Dyshohet se konsumoi fostoksinë, humb jetën në spital gruaja 51-vjeçare

Një grua 51-vjeçare në Lezhë ka humbur jetën pas dyshimeve se ka konsumuar fostoksinë. Ngjarja tragjike ka ndodhur më 6 maj, kur shtetasja D. B.,...

Rama në Fushë Krujë: Na jepni besim që të bëjmë më të mirën për 4 vitet e ardhshme

Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, përmbylli këtë të mërkurë fushatën elektorale në Fushë Krujë, ku iu drejtua qytetarëve me thirrjen për të mbështetur...

Goditi me gurë bankomatin e një banke në Korçë, arrestohet 50-vjeçari

Arrestohet 50-vjeçari ne Korçë pasi goditi bankomatin e një bankë me gurë. Sipas uniformave blu, shtetasi V.N. alias P.N., banues në Pukë ishte i proceduar...

Asambleja e KiE do të vëzhgojë zgjedhjet në Shqipëri

Një delegacion prej 21 anëtarësh i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës, i udhëhequr nga italiani Simone Billi do të qëndrojë në Shqipëri nga...

Lajme të tjera

Web TV