Pique tradhtoi Messi-n/ Ishte ai që i kërkoi Presidentit largimin e argjentinasit nga Barcelona

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Media spanjolle nxit raportet për një përçarje mes Gerard Pique dhe Lionel Messi duke pretenduar se spanjolli i kërkoi Barcelonës të mos rinovojë kontratën e madhe të shokut të tij të vjetër për t’i shpëtuar ata nga problemet financiare.

Gerard Pique “iu lut” Barcelonës që të mos rinovojë kontratën e Lionel Messit verën e kaluar në mënyrë që të shpëtojë financat e klubit, sipas raportimeve më të fundit nga mediat spanjolle.

Presidenti i katalanasve Joan Laporta i tha Messi-t se ata nuk mund të përballonin rrogën për ta mbajtur atë, pavarësisht se argjentinasi ofroi ulje të pagës së tij me 50 për qind, e cila ishte me vlerë mbi 425 milionë paund gjatë katër viteve.

34-vjeçari më pas përfundoi te Paris Saint-Germain si një transferim i lirë, duke nënshkruar një kontratë dyvjeçare me gjigantët e Ligue 1 me vlerë 35 milionë paund në sezon.

Miqtë e tjerë të ngushtë të Messit në klubin e Barcelonës, Jordi Alba dhe Sergio Busquets, morën të dy shkurtime pagash në një përpjekje për t’i liruar hapësirën për të qëndruar Messi, por Pique nuk e konfirmoi pagën e tij të shkurtuar derisa ishte tepër vonë.

Rinovimi i fundit i kontratës i nënshkruar nga Pique i bëri shumë dëm Messit dhe ai u ndje i zhgënjyer. U ndje i mashtruar nga Pique.

Të fundit

Makina 670,000 euro i ministres “përçan” Turqinë

Ministrja e Familjes dhe Shërbimeve Sociale të Turqi, Mahinur Özdemir Göktaş, e vetmja grua dhe anëtarja më e re...

Hansi Flick do të bëjë një ndryshim të madh te Barcelona

Robert Lewandowski me shumë mundësi do luajë sezonin e fundit me Barcelonën dhe do largohet verën e ardhshme. Polaku mungoi ndeshjen e parë të...

Britania e Madhe: Gati të dërgojmë trupa për Ukrainën

Mbretëria e Bashkuar ka shprehur gatishmërinë për të dërguar trupa dhe për të mbrojtur hapësirën ajrore dhe protet e Ukrainës. Britania e Madhe thekson se...

Digjen katër automjete të ushtrisë gjermane, zjarr i qëllimshëm

Katër automjete të parkuara të ushtrisë gjermane u dogjën plotësisht në orët e para të së martës në Kassel. Sipas hetimeve të deritanishme të policisë...

U helmuan nga ushqimi, shënohet viktima e dytë në Itali

Një ngjarje tragjedi është regjistruar në qytetin italian të Cagliarit, ku kanë mbetur dy viktima pas helmimit në një festiva. Helmimi ushqimor ndodhi gjatë festivalit...

Lajme të tjera

Web TV