Paralajmërimi i Biden: Rusia po kërkon pretekst për të sulmuar Ukrainën

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Mbretëria e Bashkuar, SHBA dhe NATO paralajmërojnë se raportet për bombardimet në rajonin e Donbasit të Ukrainës mund të jenë pjesë e një përpjekjeje ruse për të nisur luftën.

Ishte vetë, presidenti i SHBA, Joe Biden i cili ashtu si aleatët e tij theksoi se Rusia mund të përpiqet të krijojë një pretekst për një sulm ndaj Ukrainës.

Rusia thotë se raportet për një përshkallëzim janë shqetësuese, por akuzon Perëndimin për histeri. Ajo ka dëbuar një diplomat të lartë amerikan në Moskë ndërsa tensionet vazhdojnë të rriten për krizën në Ukrainë.

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha se anëtarësimi në aleancën e mbrojtjes së NATO-s do të garantonte sigurinë e vendit të tij. Ai pranon se nuk do të jetë e lehtë për Ukrainën të bashkohet, por thotë se nuk ka rrugë tjetër për vendin e tij.

Nga ana tjetër, Rusia mohon planet për të pushtuar Ukrainën dhe thotë se disa nga 100,000 trupat e grumbulluara në kufi po largohen pas stërvitjeve ushtarake.

Por një zyrtar i lartë amerikan thotë se 7,000 trupa shtesë ruse kanë mbërritur në kufijtë e Ukrainës ditët e fundit.

Mediat ndërkombëtare raportojnë se gjatë mëngjesit të sotëm është bombarduar një zonë afër aeroportit të Donjeckut, qendrës administrative të këtij rajoni.

Gjatë bombardimeve ka patur edhe dëme të shkaktuara në ndërtesat përreth, ndërsa Ukraina dhe rebelët akuzojnë shkëmbëjnë akuza të ndërsjellta për shkakun e bombardimeve.

Të fundit

Zjarret në Kosovë, kërkohet ndërhyrja e KFOR

Agjencia e Menaxhimit Emergjent ka njoftuar se sipas të dhënave të pranuara deri më tash edhe 15 vatra vazhdojnë...

“Shkodra Elektronike” “shndrit” Kalanë e Rozafës

Shkodra Elektronike zgjodhi kalanë e Shkodrës në një mbrëmje të veçantë, duke sjellë emocione përmes një koncerti në kështjellën mitike. Këngët më të mira...

Caktohet data e zgjedhjeve lokale në Maqedoninë e Veriut

Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut Afrim Gashi ka shpallur edhe zyrtarisht zgjedhjet lokale për 19 tetor dhe raundi i dytë më 2...

Protesta pro palestineze në Londër, 474 të arrestuar!

Të paktën 474 persona janë arrestuar gjatë një proteste gjatë një demonstrate të "Veprimit për Palestinën" në Londër, një organizatë e ndaluar nga qeveria britanike...

Rikthehet “avazi” i Kapshticës për emigrantët, radhë në kufirin grek

Si çdo vit tjetër, mesi muajit gusht sjell me mijëra emigrantë që jetojnë e punojnë në vendet fqinje në atdhe. Vetëm 5 ditët e fundit...

Lajme të tjera

Web TV