Shkëlqimi i Brojës, klubet e mëdha bëjnë gati ofertat

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Edhe vetë skuadra e Sauthempton nuk e kishte menduar që 20-vjeçari shqiptar Armando Broja do të bëhej një nga lojtarët më të mirë të ekipit dhe që sot kryeson listën e golashënuesve në këtë klub. Paraqitjet mjaft të mira të Brojës kanë tërhequr vëmendjen e klubeve të mëdha, duke vendosur më shumë nën presion ekipin e Çelësit, ku talenti ynë është pjesë e tyre. Fama e Armando Brojën ka kaluar edhe kufijtë e Premier Ligës. Edhe klube të tjera shumë të rëndësishme në Europë janë vënë në ndjekje të yllit të Kombëtares sonë. Sipas raportimeve më të fundit të mediave britanike, dy gjigantët e Gjermanisë, Bajerni i Mynihut dhe Borusia e Dortmundit, kanë shfaqur interes për shërbimet e sulmuesit të Çelsit, i cili është huazuar në këtë sezon te Sauthemptoni. Broja ka zhvilluar një sezon fantastik deri më tani. Njëzetvjeçari ka mundur të shënojë 6 gola, të fundit në takimin e javës së kaluar në Premier përballë Totenhemit. Këtyre dy golave u shtohen edhe dy të tjerë në Kupë, duke e çuar në tetë numrin e rrjetave të realizuara me “Shenjtorët”. Trajneri i Sauthemptonit, Ralf Hazenhytel, ia ka bërë të qartë klubit se e do Brojën në skuadër edhe për sezonin e ardhshëm ose, më mirë akoma, që klubi të blejë përfundimisht kartonin e tij. Por te “Shenjtorët” e kanë të qartë se nëse Broja do të vijojë me këto ritme deri në mbyllje të sezonit, vështirë se do të mund ta mbajnë. Shumë klube të rëndësishme në Premier dhe klube të mëdha në Europë po ndjekin nga afër progresin e tij. Përpara transferimit te Sauthemptoni në formë huazimi, Broja firmosi një kontratë të re 5-vjeçare me Çelsin, që e sheh të rëndësishëm për të ardhmen e klubit. Madje, Çelsi mund të jetë përfituesi i madh nëse do të vendosë ta shesë lojtarin, me vlerën e tij që është rritur ndjeshëm pas dy sezoneve mjaft të mira në Holandë në sezonin e kaluar dhe në Premier në këtë sezon me Sauthemptonin. Por veç Bajernit dhe Dortmundit që po e ndjekin në distancë sulmuesin kuqezi, e ardhmja e tij mund të jetë në Premier tek Arsenali. Sipas gazetës “Daily Express”, Armando Broja duket i tunduar nga ideja për t’iu bashkuar “Topçinjve”. “Express Sport” ka bërë me dije gjithashtu se Broja është i gatshëm për një lëvizje të tij në verë, ndonëse vetë ai publikisht nuk ka dashur të zbulojë më shumë rreth së ardhmes së afërt të tij.

Lexo edhe :  78 mln euro për dy sulmues, Bayern "peshkon" tek Arsenali

Riçards: Do të jetë aset i madh i Çelsit…

Mikah Riçards ka mbetur i impresionuar dhe i surprizuar nga paraqitjet e sulmuesit të Kombëtares shqiptare, Armando Broja teksa në rolin e analistit ish-kapiteni i Mançester Sitit ka thënë se do të jetë një aset i madh i Çelsit nëse vendosin për ta rimarrë në skuadër 20-vjeçarin: “Nuk mund të them nëse ai nuk do të ishte titullar te Çelsi, Tuhel mund të dëshirojë ta kthejë sepse ai ka treguar se mund të luajë dhe të shënojë në Premier Ligë. Do të jetë një aset i madh për një ekip si Çelsi. Në duelet e fituara ndaj lojtarëve të Mançester Junajtid ai nuk fitoi vetëm me Meguajërin, por edhe me Varanen, gjë që nuk mund ta kuptoja për dikë kaq të ri.”, përfundoi Riçards.

Të fundit

“Victory”, kur dy gishta nisën të flisnin në emër të një bote të lirë

19 korrik 1941 Nga Leonard Veizi Bota përpëlitej mes shkatërrimit dhe shpresës. Ishin ditë lufte, dhe çdo mëngjes vinte si një...

Situata me zjarret/ Në 24 orë u raportuan 20 vatra, katër ende aktive

Gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 20 vatra zjarri në të gjithë vendin, nga të cilat 4 janë ende aktive. Vatrat e zjarrit janë...

Ngjela: BE ka bërë lëshime në doktrinën e tyre për Shqipërinë, Turqinë e lanë jashtë

Spartak Ngjela thotë se nëse lufta anti-korrupsion bëhet e suksesshme, ligjore, dhe e drejtë, e kemi të garantuar hyrjen në BE. Sipas Ngjelës qeveria...

“Edi Rama shihet si shpresë në Maqedoni”/ Vizita e tij në Shkup bëri jehonë

Ish-ministri i Jashtëm në Maqedoninë e Veriut, Bujar Osmani ka vlerësuar figurën e kryeministrit Rama në emisionin në Çdo Kënd me Merita Haklajn. Osmani deklaroi...

Akulli 1.5 milionë vjeçar që pritet të zbulojë sekretet e klimës së Tokës

Akulli më i vjetër i Antarktidës ka mbërritur në Mbretërinë e Bashkuar për analiza, të cilat shkencëtarët shpresojnë se do të zbulojnë më shumë...

Lajme të tjera

Web TV